E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten me 5 lekë çmimet e karburanteve

 

Fabiola Çela

Rriten me 5 lekë për litër çmimet e karburanteve. Shkak për këtë, sipas importuesve, është ndryshimi i çmimit të arit në zi në bursat ndërkombëtare. Si gjithmonë rritja e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare është reflektuar menjëherë edhe në tregun vendas.
Çmimet
Prej disa muajsh çmimet e karburanteve në vend nuk kishin pësuar rritje, por duket se koha e çmimeve të ulëta ka përfunduar. Tregtarët kanë rritur me 5 lekë për litër çmimin e çdo karburanti në vend. Në pikat e tregtimit, një litër benzinë dje shitej me 131 lekë, një litër naftë eurodiezel e cilësisë së ulët shitej me 124 lekë, ndërsa eurodiezeli i cilësisë së lartë tregtohej me 129 lekë.
Faktorët
Sipas importuesve të karburanteve në vend shkak për këtë rritje të re çmimesh është shtrenjtimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare. Kjo pas sipas tyre për sa i përket çmimit të karburanteve në vend, vetëm 7 për qind të çmimit e ka në dorë tregtari, ndërsa 93 për qind e çmimit reflektohet nga zhvillimet në tregun e jashtëm. Sipas tyre për vetë konjukturën që ka tregu vendas, ku mbi 90 për qind e kërkesave për karburant plotësohet nga importi. Për vetë konjukturën që ka tregu vendas, është mjaft i ndjeshëm ndaj luhatjeve të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, kjo pasi gati 90 për qind e nevojave të vendit për konsum plotësohet nga importi. Por lëvizjet e çmimit të arit në zi në bursat ndërkombëtare reflektohen në tregun vendas vetëm në rastet kur çmimi i karburanteve pëson rritje, pasi në rastet kur çmimi i karburanteve në bursa ulet, kjo rënie nuk reflektohet në tregun vendas. Në fakt jo pak herë ekspertët e ekonomisë kanë ngritur zërin për deformimet që ekzistojnë në këtë treg, si për çmimin e karburanteve, ashtu edhe për sa i përket konkurrencës së pandershme. Pikërisht për këtë arsye, pak kohë më parë Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se do të hapin një hetim të përgjithshëm në sektorin e energjisë. Aktualisht, në Shqipëri operojnë rreth 6 importues vendas, ndërsa dy importues të tjerë janë grekë. Por, kompanitë vendase zënë rreth 70-80 për qind të sasisë së naftës që importohet. Dy janë faktorët që ndikojnë në rritjen e çmimit të naftës në vend. I pari, është faktori ndërkombëtar pra rritja e kuotimit të arit të zi në bursat ndërkombëtare dhe faktori i dytë është niveli i akcizës dhe taksat e tjera, që duhet të paguajnë importuesit e karburanteve.

Bursat, një fuçi naftë 67.33 USD

Çmimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare po rritet dita ditës. Në tregjet ndërkombëtare, një fuçi naftë u kuotua me 67.33 dollarë. Sipas mediave të huaja, çmimet po rriten pasi u morën shenjat për rimëkëmbje nga kriza ekonomike në SHBA, konsumatori më i madh i naftës në botë, gjë që çliroi konsumatorët individë në përdorimin e naftës, duke përmbysur kështu kërkesat dhe çmimet e dobëta të saj. Vetëm pak ditë më parë, Ministri i naftës në Arabinë Saudite, Ali Naimi shprehu shqetësimet e tij duke thënë se parashikohej që javën e ardhshme çmimi i naftës do të rritej sërish dhe deri në fund të vitit do të arrinte në 75 dollarë për fuçi. Ai ka deklaruar gjithashtu se vit pas viti çmimi do të rritet deri sa të arrijë në nivelin e korrikut të vitit të kaluar me 147 dollarë për fuçi. OPEC ka njoftuar shkurtimin e prodhimit të naftës me rreth 4.2 milionë fuçi në ditë që në vjeshtën e kaluar në përpjekjet për të ri-rritur çmimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›