E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zero pajtim mujor për abonentët me kontrata

 

Kompania celulare AMC ka hedhur në treg një ofertë të re për abonentët e saj. AMC ka menduar që të prezantohet në tregun e telefonisë celularë me një paketë të plotë komunikimi. Kjo ofertë nga AMC nuk është kufizuar vetëm me eliminimin e pajtimit mujor por ka parashikuar edhe uljen e tarifave të komunikimit për abonentët që do të aplikojnë për paketën tarifore zero, pajtim mujor. Abonentët e kësaj kategorie të re përfitojnë tarifa akoma më të ulta drejt çdo numri brenda vendit. Ata mund të flasin me vetëm 24.11 lekë/min me të gjithë numrat AMC dhe mund të komunikojnë me 37 lekë/min me rrjetet e tjera brenda vendit. Për të gjithë abonentët që do zgjedhin paketën AMC zero pajtim mujor përfitimet nuk mbarojnë me kaq. Çdo ditë nga ora 23:00 deri në 06:00, si edhe të shtunën e të dielën gjatë 24 orëve, abonentët e kësaj kategorie mund të flasin me 8 lekë/minutë me të gjithë miqtë, kolegët familjarët apo të dashurit e tyre brenda rrjetit të AMC. Për më tepër, çdo abonent i planit tarifor AMC pajtim mujor zero mund të formojë një grup me tre abonentë të tjerë consumer dhe të komunikojë gjithmonë me ta për vetëm 9 lekë/minutë gjatë gjithë ditës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›