Rriten pagat për 100 mijë buxhetorë, të ndarë në 13 kategori punonjësish
Kategoritë me më shumë rritje Arsimi dhe Shëndetësia
Ervin Koçi
Ashtu siç kishte premtuar, qeveria ka vendosur rritjen e pagave për rreth 100 mijë punonjës buxhetorë, të cilët do të jenë të ndara të paktën në 13 kategori. Për funksionarët e lartë të shtetit pagat do të rriten me 4 për qind, për arsimtarët 14 për qind dhe për punonjësit e Shëndetësisë në masën 15 për qind. Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e djeshme të qeverisë se në tre vite, maxhoranca ka mbajtur premtimin për rritje të përvitshme të pagave. Ai shtoi se duke zbardhur skemën e rritjes së pagave, kategoria më përfituese është ajo e arsimtarëve dhe punonjësve të Shëndetësisë. Rritjen më të madhe të pagave e përfitojnë punonjësit e Shëndetësisë dhe Arsimit me 14 dhe 15 për qind. Që nga viti 2005 e deri sot, pagat mesatare të buxhetorëve janë rritur mesatarisht me 55 për qind. Sipas Berishës, këto rritje kanë ardhur si rrjedhojë e një administrate të vogël shtetërore, miradministrimit të taksave dhe uljes së shpenzimeve. Kryeministri ka bërë një pasqyrë të gjatë të rritjes së pagave, gjatë këtyre 3 viteve, ku rritja lëviz nga 55-90 për qind, kjo e fundit për sektorin e Shëndetësisë dhe Arsimit.
Pagat e qeverisë
Nga rritja e pagave kësaj radhe nuk do të shpëtojnë as punonjësit e administratës së lartë shtetërore, pra ministrive dhe dikastereve në vartësi të tyre. Duke prezantuar këtë masë të re të qeverisë në përmbushje të programit të saj për rritjen progresive të pagave, kryeministri Berisha tha se, “ky vendim sjell një tjetër efekt të ndjeshëm në nivelin e pagave, që në tre vjet tejkalon deri në 7 herë vlerën e indeksimit të tyre”. Ky program është konsideruar nga kryeministri edhe si “programi i rritjes më të madhe të pagave se në çdo vend tjetër”. Në rast se pagat janë rritur nga 65 deri në 89 për qind, inflacioni i të tre viteve të marra së bashku nuk kap vlerën 8 për qind. Në këtë mënyrë, është tejkaluar 6 apo 7 herë, sipas rastit, indeksimi për të gjitha pagat, përveç pagave të larta, të cilat thjesht janë indeksuar. Duke vlerësuar se në këto tre vjet qeveria ka realizuar rritje më të madhe të pagave se çdo vend tjetër europian, kryeministri Berisha theksoi se si rezultat i zvogëlimit të administratës, shpenzimet për pagat zënë vetëm 6.2 për qind të shpenzimeve të përgjithshme.
Reduktimi i shpenzimeve
Sipas programit të qeverisjes së demokratëve, qeveria shpalli tre vjet më parë sloganin “qeveri e vogël”, duke synuar një rritje progresive të ndjeshme të pagave. Efektet e saj kanë qenë të veçanta, por gjatë gjithë kohës të shoqëruara nga një krizë ekonomike e trashëguar dhe nga inflacioni në rritje, sidomos gjatë viteve të fundit. Zvogëlimi i administratës në rreth 104 mijë punonjës i dha vendit administratën më të vogël për frymë në Europë. Por, nga ana tjetër, rritja e pagave në këto tre vjet ka qenë më e lartë se në çdo vend tjetër të Europës. Megjithatë, sipas qeverisë, kjo ngarkesë mbi shpatullat e taksapaguesve është vetëm 6.2 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nga 30 për qind të shpenzimeve, ato për pagat zënë 6.2 për qind, karakteristike për një qeveri të vogël, që sipas kryeministrit Berisha, “peshon më lehtë se çdo qeveri tjetër mbi shpatullat e taksapaguesve”. Pas rritjes së pensioneve, politika e rritjes së pagave është një veprim tjetër i qeverisë gjatë këtyre tre viteve. Kryeministri Berisha tha se me gjithë rritjen e pagave, pesha e tyre është zvogëluar në zërin e përgjithshëm të shpenzimeve buxhetore.
BOX...........................
Pensionistët: “Lekët shtesë janë sa për një kilogram mish”
Rritja e pensioneve që u vendos nga qeveria, duke nisur në muaj korrik të këtij viti, do të jetë në duart e kësaj kategorie vetëm më 1 gusht. Ndërkohë, dita e djeshme, si ditë e parë e muajit kur shpërndahen edhe pensionet e para, nuk ka qenë një ditë me fluks të madh njerëzish. Sipas të moshuarve që prisnin pranë sporteleve të merrnin pensionet e tyre mujore, rritja është pothuajse e papërfillshme për ta. “Rritja do të thotë për mua një kilogram mish më shumë. Pra, janë vetëm rreth 7 mijë lekë më shumë, që nuk do të thotë asnjë ndihmë për kategorinë tonë, sepse me kaq pak lekë nuk paguajmë dot ilaçet që marrim çdo muaj”, - ka sqaruar një pensionit, i cili po merrte pensionin pranë Postës Qendrore. Ndërkohë, mungesën e fluksit në këtë ditë të parë që nis dhe shpërndarja e pensioneve, vetë të moshuarit e kanë justifikuar me vapën e madhe që është këto ditë. “Zakonisht, për të marrë pensionet presim në radhë, se gjithkush do t’i marrë sa më shpejt të jetë e mundur, se këto janë të ardhurat tona të vetme mujore. Por këto muajt e verës është e pamundur të rrish të presësh në vapë, se ka dhe nga ata të moshuar që kanë probleme me zemrën dhe me tensionin e nuk e durojnë dot vapën, kështu që njerëzit nuk shkojnë t’i marrin pensionet ditët e para që ka shumë fluks, po i lënë për pak më vonë”, - deklaron një prej të moshuarve.
Skema 1//////////////////////////////
Rritja e pagave sipas kategorive të punonjësve buxhetorë:
1. Pagat e funksionarëve të larta rriten me 4 për qind.
2. Pagat për punonjësit e ministrive dhe institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave rriten me 7 për qind.
3. Pagat për arsimtarët në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar rriten me 14 për qind.
4. Pagat në sektorin e Shëndetësisë, për 12 mijë infermierë dhe 4 700 mjekë, rriten me 15 për qind.
5. Pagat për punonjësit me paga të ulëta rriten nga 7-15 për qind, sipas kategorive.
Skema 2///////////////////////////
Rritja e pagave në tre vjet (2005-2008) sipas kategorive:
1. Paga mesatare për të gjithë punonjësit buxhetorë në vend është rritur nga 27 336 lekë në vitin 2005, në 42 439 lekë në muaj në vitin 2008, ose 55 për qind. Kjo është rritja e pagës mesatare të administratës publike në tërësi.
2. Paga mesatare për punonjësit e institucioneve të varësi të ministrive apo institucioneve të tjera, për 46 939 punonjës, është rritur nga 31 275 lekë në muaj në vitin 2005, në 45 000 lekë në vitin 2008, ose 50 për qind.
3. Paga mesatare për punonjësit e arsimit parauniversitar, për 36 288 arsimtarë, është rritur nga 23 100 lekë në muaj në vitin 2005, në 45 300 lekë në vitin 2008, ose 75 për qind.
4. Paga mujore e arsimtarit me shkollë të mesme është rritur nga 20 068 lekë në muaj në vitin 2005, në 35 013 lekë në muaj në vitin 2008, ose 75 për qind.
5. Paga mujore e arsimtarit të shkollës tetëvjeçare është rritur nga 23 665 lekë në vitin 2005, në 41 847 në vitin 2008, ose 77 për qind.
6. Paga mujore e arsimtarit të shkollës së mesme është rritur nga 26 240 lekë në vitin 2005 në 45 055 lekë në vitin 2008, ose 72 për qind.
7. Paga mujore për infermierët është rritur nga 15 044 lekë në muaj në vitin 2005, në 28 564 lekë në vitin 2008, ose 89 për qind.
8. Paga mujore e infermierit në Qendrat Spitalore Universitare është rritur nga 16 150 lekë në vitin 2005, në 29 061 lekë në vitin 2008, ose 80 për qind.
9. Paga mujore për infermierët në Qendrat e Shëndetit Publik është rritur nga 14 500 lekë, në 26 534 lekë në vitin 2008, ose 83 për qind.
10. Paga mujore e infermierit në Qendrat Spitalore në rrethe është rritur nga 13 500 lekë në vitin 2005 në 24 300 lekë në vitin 2008, ose 80 për qind.
11. Paga mesatare për rreth 3 mijë mjekë, është rritur nga 22 683 lekë në muaj në vitin 2005, në 41 700 lekë në muaj, ose 84 për qind.
12. Paga mujore e mjekut në Qendrat Spitalore Universitare është rritur nga 23 567 lekë në vitin 2005, në 39 700 lekë në vitin 2008, ose 68 për qind.
13. Paga mujore e mjekut në Qendrat e Shëndetit Publik është rritur nga 19 850 lekë në vitin 2005, në 37 672 lekë vitin 2008, ose 89 për qind.
14. Paga mujore e mjekut në Qendrat Spitalore në rrethe është rritur nga 19 492 lekë në vitin 2005, në 37 000 lekë në vitin 2008, ose 89 për qind.
15. Paga mesatare për punonjësit e tatimeve është rritur nga 41 531 lekë në vitin 2005, në 62 497 lekë në vitin 2008, ose 50 për qind.
16. Paga mesatare për 999 punonjësit e doganave është rritur nga 36 486 lekë në vitin 2005, në 68 704 lekë në vitin 2008, ose 88 për qind.
Shkurt/////////////////////////
Ngrihet Agjencia e re që do të administrojë pronat e konfiskuara
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij të djeshme vendimin për organizimin, kompetencat dhe funksionimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, objekt i veprimtarisë të së cilës është administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara me vendim të gjykatës. Sipas këtij vendimi, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, është institucion buxhetor, në varësi të ministrit të Financave. Struktura dhe organika e Agjencisë përcaktohen me urdhër të kryeministrit, me propozimin e ministrit të Financave. Personeli i Agjencisë përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme, në përputhje me natyrën e punës dhe objektin e veprimtarisë, si specialistë dhe nga personeli ndihmës. Agjencia drejton dhe organizon veprimtarinë sipas një rregulloreje të brendshme. Për përballimin e efekteve financiare për ushtrimin e veprimtarisë së Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, qeveria miratoi që në buxhetin për vitin 2008, të shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh.
Rriten pagat për punonjësit e konsulencës në KESH
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6 e 7, të Ligjit nr. 8487, datë 13.05.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave vendosi dje miratimin e pagave të punonjësve të njësisë së konsulencës së KESH sha-së, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Pagat e punonjësve të kësaj njësie do të caktohen me ditë pune dhe në bazë të produkteve të dorëzuara. Për miratimin e rregullave të përzgjedhjes së punonjësve të njësisë së konsulencës, qeveria ka ngarkuar organet drejtuese të KESH sha-së. Gjithashtu, për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe KESH-i.
3 Korrik 2008