Rriten denoncimet për marrëdhënie homoseksuale
Tri histori, ku viktima kanë qenë të mitur deri në 4 vjeç
Laureta Rryçi
Rritet numri i denoncimeve për kryerjen e marrëdhënieve homoseksuale me të mitur. Në Gjykatën e Tiranës, vetëm për gjashtëmujorin e parë janë regjistruar dhjetë dosje për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Si asnjëherë më parë tani qytetarët, me gjithë vështirësinë për t’i pranuar si ngjarje, nuk ngurrojnë të denoncojnë në polici për t’i lënë rrugë më pas drejtësisë të gjykojë mbi këtë fenomen. Sipas vijueshmërisë që kanë pasur këto dosje, togat e zeza kanë gjykuar sipas ngjarjes për t’u shprehur me vendimet për ta. Nuk kanë munguar rastet kur është dhënë dhe pafajësi, pas shumë muajve ku i akuzuari është lakuar jo vetëm nga policia, por edhe nga prokuroria si “monstër”, duke kryer marrëdhënie seksuale me të mitur apo të mitura. Gazeta “Albania”, pas vëzhgimit të të gjitha këtyre dosjeve, ka veçuar ngjarjet për tri histori, dy prej të cilave tashmë e kanë marrë vendimin. Në listën e këtyre dosjeve është përfshirë dhe çështja e bujshme për tre të huajt që u zbuluan rastësisht për abuzimet që kryenin në një qendër fëmijësh.
Denoncimet
Shifrat e regjistruara fillimisht në polici e më pas dhe në institucionet e tjera të Drejtësisë tregojnë se fenomeni i kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur sa vjen dhe shtohet. Historitë e kanë treguar se fëmijët shpesh janë më të rrezikuar nga shokët, miqtë, komshinjtë etj., sesa nga të panjohurit. Duke mos lënë pa përmendur rastet kur kemi të bëjmë me inceste, të cilat, sipas psikologëve, janë dyfish më të vështira për t’u denoncuar.
Homoseksualët
Statistikat e Gjykatës së Tiranës mbi marrëdhëniet seksuale me të mitur tregojnë së në vitet e kaluara ka pasur më shumë raste ku të dëmtuara kanë qenë të mitura dhe të pandehurit kryesisht i përkisnin një moshe të madhe. Mirëpo gjatë këtij viti duket se kanë ndryshuar jo vetëm “viktimat”, por edhe të pandehurit. Kallëzimet në polici, por edhe kalimi më pas i dosjes në prokurori apo në gjykatë, kanë treguar se më shumë denoncime ka pasur për raste të marrëdhënieve homoseksuale. Në këto denoncime vetëm në një rast të dyja palët kanë qenë të mitur, ndërsa pjesa tjetër e të akuzuarve kanë qenë një moshe më pak se 40 vjeç.
Dosjet
1. Data e regjistrimit: 14.12.2007
Të pandehurit: Iris Misku
Akuza: Marrëdhënie seksuale me të mitura
Baza ligjore: Neni 100/1
Statusi i dosjes: E ankimuar
Ankim: Dt. 26.06.2008 nga Prokuroria
Pretendimi i prokurorit: Deklarimin fajtor të të pandehurit Iris Misku për kryerjen e veprës penale të “marrëdhënies seksuale me të mitura”, dënimin e tij me 8 vjet burgim
Vendimi i Arben Mickos: Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Iris Misku për veprën penale të “marrëdhënies seksuale me të mitura”
2. Data e regjistrimit: 17.12.2007
Të pandehurit: Dino Chris, John David Brown, Robin James Arnold
Akuza: Marrëdhënie homoseksuale me të mitur
Baza ligjore: Neni 100/2
Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Gerd Hoxha
3. Data e regjistrimit: 03.04.2008
Të pandehurit: Florian Gremi, Igli Spahia
Akuza: Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura nga mosha 14-18 vjeç
Baza ligjore: Neni 101/2
Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Fatmira Hajdari
4. Data e regjistrimit: 06.05.2008
Të pandehurit: Armando Ilia
Akuza: Vepra të turpshme
Baza ligjore: Neni 108
Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Artan Broci
Box
Një histori incesti
1. Data e regjistrimit të dosjes: 29.05.2008
Të pandehurit: Ramadan Isufaj
Akuza: Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitura nën 14 vjeç me dhunë. Kryerje e marrëdhënieve seksuale me dhunë më shumë se një herë me të mitura nga 14-18 vjeç. Shkaktim të vetëvrasjes. Heqje e paligjshme e lirisë.
Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Bujar Krasniqi
Gjithçka ka dalë në dritë pas denoncimit që vajza 18-vjeçare ka bërë në polici pas 11 vitesh dhune seksuale dhe psikologjike. 18-vjeçarja nga Kukësi, me banim në fshatin Laknas në periferi të Tiranës, teksa ka denoncuar në polici të atin që e përdhunonte vazhdimisht, është shprehur se deri tani nuk kishte pasur forcë për të deklaruar incestin, pasi kërcënohej jo vetëm ajo, por edhe jeta e nënës dhe e katër motrave të tjera. Ndërkohë, dëshmia tronditëse është regjistruar fillimisht në polici, teksa 58-vjeçarit i janë komunikuar akuzat. Në pyetje është marrë edhe bashkëshortja e tij, Shpresa, e cila ka pohuar se ishte në dijeni të gjithçkaje, por për hir të nderit të familjes dhe thashethemeve të mundshme në vendin ku banonin dhe kërcënimeve nga bashkëshorti, kishte preferuar të heshtte. Pas denoncimit të bërë në polici, Isufaj fillimisht nuk i ka pranuar akuzat, por më pas është shprehur se gjithçka ka ndodhur pasi nuk i pëlqente më bashkëshortja e tij.
Një marrëdhënie homoseksualësh
Gjykata ka përfunduar çështjen për marrëdhënie homoseksuale me të mitur duke e dënuar të pandehurin me tre vite burg, nga shtatë vite që pati kërkuar përfaqësuesi i Akuzës. Personazhet e kësaj historie janë banorë të fshatit Domje. I pandehuri Shkëlzen Marku dhe i dëmtuari, që për arsye etike nuk po i botohet emri i plotë, F. M., njiheshin me njëri–tjetrin. I dëmtuari punonte si kamerier në të njëjtën fshat ku dhe jetonin. Më datë 11.11.2007, rreth orëve të mbrëmjes, i dëmtuarit që ishte i mitur ndodhej duke punuar në lokalin kur ka mbërritur dhe i pandehuri Shkëlzen Marku. Në këtë lokal i pandehuri ka ardhur në gjendje të dehur dhe gjithashtu aty ka konsumuar sasi të mëdha alkooli sipas deklarimeve të të dëmtuarit. Me pas, duke qenë se lokali do të mbyllej dhe aty kishin mbetur vetëm i dëmtuari dhe i pandehuri, ky i fundit e ka ftuar kamerierin që të shkonin në një lokal ngjitur për të vazhduar pijen. Rreth orës 22:00-22:30 ata kanë shkuar te lokali që ndodhet pranë autostradës Tiranë – Durrës, fare pranë vendit ku ata ndodheshin më parë. Në këtë lokal, i pandehuri Shkëlzen Marku i ka kërkuar të dëmtuarit që t’i jepte telefonin se donte të linte një takim me të dashurën e tij. Më pas i ka thënë se e dashura do ta priste pranë hekurudhave dhe i ka kërkuar ta shoqërojë. I dëmtuari ka pranuar ta shoqërojë me idenë se i pandehuri do të takonte vërtet të dashurën. Mirëpo kur kanë mbërritur te shinat e trenit, i pandehuri ka tentuar të kryejë me dhunë marrëdhënie me të dëmtuarin. Ky i fundit ka nisur të bëjë rezistencë, por ai, duke qenë më i madh, ka nisur ta zhveshë duke e kërcënuar se kishte pistoletë. I dëmtuari ka mundur t’i shpëtojë dhe është larguar me vrap, edhe pse kishte marrë disa dëmtime në trup.
Veprime të turpshme me të miturit
Dosja e radhës që ka të bëjë sërish me marrëdhënie homoseksuale ka protagonistë të mitur. I pandehuri, sipas gjykatës, ishte më i vogël se 17 vjeç, ndërsa dy të dëmtuarit ishin të një moshe fare të vogël. Ata njiheshin midis tyre pasi ishin fqinj dhe banojnë në Tiranë. Për shkak të moshës së të pandehurit dosja është gjykuar nga gjyqtari i Shkallës së Parë, që merret me gjykimin e të miturve. Në të njëjtën kohë dënimi që është dhënë për të është konvertuar në punë të detyrueshme për interes publik. Gjykata i ka vënë si detyrim të miturit që të paraqitet dy herë në javë në Njësinë Bashkiake Nr. 11 për të punuar nga dy orë për secilën ditë, derisa ta plotësojë afatin e vendosur. I mituri që akuzohet është me inicialet D. H. Ky i fundit gjatë gjithë procesit ka qenë i shoqëruar me prezencën e psikologes dhe i ka shprehur gjykatës pendesën e tij për një akt të tillë duke kërkuar gjykim të shkurtuar. Shkak për këtë histori është bërë ngjarja që ka ndodhur ditët e para të muajit maj të këtij viti, gjatë orëve të drekës, ku në lagjen e tyre nuk ka pasur shumë lëvizje. I akuzuarit ka qenë duke luajtur me dy vëllezërit përkatësisht të moshës 13 vjeç dhe 4 vjeç. Pasi kanë luajtur për pak kohë, i pandehuri i ka marrë të dy vëllezërit dhe i ka dërguar në një godinë që ishte në ndërtim. Atje ai ka nisur të kryejë marrëdhënie orale me dy vëllezërit. Më pas u ka treguar dy “viktimave” të tij të mos i tregonin njeriut për këtë veprim. Të dy vëllezërit, të trembur nga veprimi i tij, kur kanë mbërritur në shtëpid dhe menjëherë i kanë treguar së ëmës se çfarë u kishte ndodhur. Menjëherë i ati i fëmijëve ka marrë me vete djalin e madh dhe ka shkuar në polici, ku dhe ka bërë kallëzimin.
3 Korrik 2008