Dinamo, test i lehtë në letër kundër Modriças
Kampionia e Shqipërisë do të përballet në Ligën e Kampionëve me një ekip boshnjak
Dash Frashëri
Kampionia e Bosnjë-Hervegovinës, ekipi serb FK Modriça, është kundërshtarja e Dinamos në turin e parë të Ligës së Kampioneve, takimet e së cilës do të zhvillohen më 15/16 korrik e ato të kthimit, shtatë ditë më pas, më 22/23 korrik. Nëse kampionia e Shqipërisë, tashmë e drejtuar nga argjentinasi Marcelo Havier Zuleta, do të kalojë turin përballë skuadrës dinamovite, më 29/30 korrik e 5/6 gusht do të jetë kampionia e Danimarkës, Aalborg.
DINAMO – Trajneri i ri i Dinamos, Zuleta (argjentinasi i tretë në drejtimin e bluve pas Paskulit e Kabreros dhe i gjashti i huaj, duke përfshirë edhe rumunin Cikleaunu e kroatët Bonaçiç e Kataliniç), u shpreh qartë në konferencën e tij të parë për shtyp, se ka ardhur ta çojë Dinamon në nivele më të larta ndërkombëtare, ndërkohë që premtimi më i bujshëm i takoi presidentit Besnik Sulaj. “Do të kalojmë dy-tre ture në Ligën e Kampioneve”. Në letër Modriça, 1-herë fituese e Kupës së Bosnjës (2004-2005), duket tërësisht e kalueshme. Por, ia vlen të kujtojmë se Dinamo nuk kalon një tur, qysh nga sezoni 2002-2003 në Ligën e Kampioneve. Edhe sezonin e kaluar, si pjesëmarrëse në Kupën UEFA u uleminua nga CSKA e Sofjes, me dy humbje: Dinamo në Europë ka luajtur 34 ndeshje (ekipi i tretë shqiptar me më shumë ndeshje oas Tiranës, ku ka mundur të fitojë vetëm 6 takime (po aq brazime) dhe 22 humbje, duke shënuar 20 gola e pësuar 60 të tilla. Takimi i parë do të luhet në Tiranë, më 16 korrik.
FK MODRIÇA - Kundërshtari i 17-herë kampionëve të Shqipërisë, Fk Modriça është shpallur sezonin e fundit, për herë të parë kampion i Bosnjë-Hercegovinës, një kompeticion i cili ndryshe nga Superliga shqiptare me 12 skuadra, Premier Liga bsohnjake numëron 16 të tilla. Kampionati i Bosnjë-Hercegovinës me formatin e sotëm zhvillohet që nga sezoni 2000-2001, kohë edhe kur Bosnjë-Hercegovina u shkëput zyrtarisht nga ish-Republika e Jugosllavisë, një shtet që nuk ekziston më. Zheljeniçar është kampioni i parë (ka fituar 2 tituj), ndërsa Modriça, e themeluar zyrtarisht në vitin 1921 fiton për herë të parë. Listën e kampionëve boshnjakë e kompletojnë kundërshtari i Partizanit në Kupën UEFA, Shiroki Brijeg (2-herë kampion), Leotar Trebinje e Zrinjski Mostar (të dyja nga 1-herë). Ndeshja e dytë (më 23 korrik) do të luhet në stadiumin “Maxima” (4000 shikues). Modriça ka një eksperiencë të vogël ndërkombëtare, vetëm katër ndeshje, por duhet theksuar fakti se në pjesëmarrjen e parë të saj në Kupën UEFA (2004-2005) i fitoi dy takimet e para kundër Santo Koloma të Andorrës, por u eliminua në turin e dytë nga Levski e Sofjes. Në gjirin e skuadrës kampionë e Bosnjë-Hercegovonës ka dhjetë lojtarë serbë të Bosnjës, ndërsa pjesa më e madhe e skuadrës përbëhet nga futbollistë me origjinë boshnjake.
E FUNDIT
Ballafaqimi i fundit i Dinamos në Ligën e Kampioneve ka qenë ai në sezonin 2002-2003, ku blutë arritën edhe të kalonin turin e parë. Dinamo fitoi në transfertë 2-3 me FK Kaunas në Lituani (17 korrik 2002: golat Ahmataj 55’, Pisha 56’, Qorri 76’ )dhe barazoi 0-0 në Tiranë (24.07.2002). Në turin e dytë Dinamo u eliminua nga Brondby e Danimarkës (dy humbje 0-1, 0-4).
BASTET
Sipas kompanisë së specializuar të basteve, Sportingbet, Dinamo ka 1500/1 shanse për të fituar Ligën e Kampioneve. E shprehur më thjesht një person që do të vinte bast për Dinamon do të fitonte 1500 herë më shumë. Akoma më të pakta janë shanset e FK Modriça: 2000/1.
LIGA E KAMPIONEVE
2008-2009
Turi i parë eliminator
Ndeshja e parë: 15/16 korrik
Ndeshja e dytë: 22/23 korrik
1 Linfield (Ir.Veriut)- Dinamo Zagreb(Kroaci)
2 Valetta (Maltë)- Artmedia Petrzalka (Sllovaki)
3 Dinamo Tbilis (Gjeorgji)- Runavik (FRO)
4 Santa Koloma (Andora)-Kaunas (Lituani)
5 Murata (San Marino)-Goteborg (Suedi)
6 Llanelli (Uells)-FK Ventspils (Letoni)
7 Anorthosis Famugusta (Qirpo)-Pyunik (Armeni)
8 Inter Baký (Azerbajxhan)- Rabotnicki (Maqedoni)
9 Tampere United (Finlandë)-Buduçnost (Mali i Zi)
10 Dudelange (Luksemburg)-Domzhale (Slloveni)
11 Dinamo (Shqipëri)-Modriça (Bosnjë-Hercegovinë)
12 Aktobe (Kazakistan)-Sherif (Moldavi)
13 Drogheda U.(Irlandë)-Levadia Tallin (Estoni)
14 BATE Borisov (Bjellorusi)-Valur Rejkjavik (Islandë)
LIGA E KAMPIONEVE
2008-2009
Turi i dytë eliminator
Ndeshja e parë: 29/30 korrik
Ndeshja e dytë: 5/6 korrik
Aalborg (Danimarkë)-Fituesi Dinamo-Modriça
Partizani e Vllaznia “peshkojnë” Shirokin e Koperin
Të martën, më 1 korrik u hodh në Nion të Zvicrës shorti i Kupës UEFA, ku marrin pjesë dy ekipe shqiptare, Vllaznia, fituese e Kupës së Shqipërisë dhe Partizanit, vendi i dytë në sezonin 2007-2008.
PARTIZANI-SHIROKI BRIJEG
Partizani, nënkampioni i Shqipërisë, do të përballet në turin e parë të Kupës UEFA kundër Shiroki Brijeg, nënkampiones së Bosnjë-Hercegovinës. Skuadra boshnjake Shiroki Brijeg, është një emër i njohur për ambientin e futbollit shqiptar, pasi eliminoi Teutën në turin e parë eliminator të sezonit 2005-2006. Edhe pse durrsakët fituan ndeshjen e parë në “Niko Dovana” 3-1 humbën dy javë më pas në Bosnjë me rezultatin e pastër 3-0. Shiroki ka një moshë të afërt me Partizanin. Skuadra e kuqë është themeluar në vitin 1946, ndërsa ajo boshnjake në vitin 1948. Shiroki ka në palmarasin e vet 3 tituj kampion të Premier Ligës (2004, 2006, 2007) dhe katër trofe si kampione e Ligës së Parë boshnjake (1994, 1995, 1996, 1998). Bilanci i Partizanit në Europë është 41 ndeshje, 8 fitore, 6 barazime dhe 27 humbje.
KOPER-VLLAZNIA
Vllaznia duhet të jetë më e pakënaqura nga shorti, pasi kundërshtari i saj është skuadra sllovene Koper. Fituesja e Kupës së Shqipërisë, megjithatë sezonin e kaluar në turin e parë të Kupës Intertoto eliminoi pikërisht një skuadër kroate, NK Zagreb (1-2 në Kroaci, 1-0 në Shkodër). Bilanci i Vllaznisë në Europë është 28 ndeshje, 8 fitore, 1 barazim dhe 19 humbje. FCKoper është themeluar në vitin 1955. Ndeshja e parë do të luhet në Slloveni (17 korrik), ndërsa ajo e kthimit në Shkodër (22 korrik).
Kupa UEFA
Turi i parë
17-22 korrik 2008
Siroki Brijeg (Slloveni)-Partizani (Shqipëri)
Koper (Slloveni)-Vllaznia (Shqipëri)
Statistika, ekipet shqiptare në Europë
Dinamo, kampione për herë të 17-të e Shqipërisë (mbajtëse e 9 rekordeve në sezonin 2007-2008), do të luajë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve përballë kampiones së Bosnjë-Hercegovinës FK Modriça.
Partizani, nënkampion i Shqipërisë dhe ekipi i parë që ka zhvilluar një ndeshje në Europë kundër Norçepingut në Kupën e Kampioneve (1963) do të luajë në turin e parë të Kupës UEFA, gjithashtu kundër një ekipi nga Bosnjë-Hercegovina, Shiroki Brijeg, një kundërshtar i dikurshëm i Teutës (2006)
Vllaznia, fituese për herë të gjashtë e Kupës së Shqipërisë, do luajë në Kupën UEFA kundër skuadrës sllovene Koper.
Besa që ia doli të kalojë për herë të dytë turin e parë kualifikues një kompeticion europian (serbet e Bezaninjës në Kupën UEFA, sezoni 2007-2008 dhe qipriotët Ethnikos Aknas në Kupën Interototo, sezoni 2008-2009), do të luajë në turin e dytë kundër zviceranëve të Grasshopers.
12 ekipe shqiptare kanë marrë pjesë në kompeticionet europiane: Tirana, Partizani, Dinamo, Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Elbasani, Besa, Albpetrol, Bylis, Apolonia e Tomori.
Është interesant fakti, se Tirana, që këtë vit nuk arriti të sigurojë një vend në kompeticionet europiane, është edhe skuadra me shumë ndeshje në takimet ndërkombëtare: 58 të tilla, ndërkohë që Tomori e Albetroli, dy ekipe që në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë së Dytë, kanë luajtur numrin më të vogël: nga 2 takime.
Tirana, me 58 ndeshje në Europë (44 nga këto në Ligën e Kampioneve), ndiqet nga Partizani(41), Dinamo (34), Vllanznia (28), Teuta (22), Flamurtari (18), Besa (10), Elbasani (6), Bylis (4), Apolonia (4), Albpetrol (2) dhe Tomori me 2 ndeshje ndërkombëtare.
Tirana është dhe ekipi që ka fituar më shumë ndeshje: 13 në 58 ndeshje të zhvilluara, por dhe që ka pësuar po më shumë, 39, duke pësuar 104 gola, ose 1.8 gola për ndeshje. Bardheblutë kanë shënuar 54 gola (0.9 gola për ndeshje).
Tirana, Partizani e Dinamo “bashkohen” në Europë nga barazimet: 6 të tilla, Tirana në 58 ndeshje, Partizani në 41 takime dhe Dinamo në 34 total.
Pesë ekipe shqiptare nuk kanë mundur të fitojnë në ballafaqimet ndërkombëtare: Besa, Albeptrol, Bylis, Tomori e Apolonia, ku dy të fundit nuk kanë njohur as barazimin.
Në total ekipet shqiptare kanë zhvilluar 229 ndeshje: 44 fitore, 37 barazime e 149 humbje: Golaverazhi: 180 gola të shënuar, 428 të pësuar, -248 diferenca e golave, ndërsa në total kemi grumbuluar 169 pikë, duke u renditur kështu në vendin e 43-të në Europë midis 52 vendeve.
Të parin për nga numri i ndeshjeve të zhvilluara e mban Gjermania me 2222 ndeshje, ndërsa përsa i përket pikëve të grumbulluara e para është Spanja me 3835 pikë.
STATISTIKAT
Ekipi Nd Fit Bar Hu Gola Dif Pik
1. Tirana 58 13 6 39 54:104 -50 45
2. Partizani 41 8 6 27 29:73 -44 30
3. Dinamo 34 6 6 22 20:60 -40 24
4. Vllaznia 28 8 1 19 25:52 -27 25
5. Teuta 22 5 3 14 21:51 -30 18
6. Flamurtari 18 3 4 11 15:26 -11 13
7. Elbasani 6 1 2 3 2 :10 -8 5
8. Besa 10 0 7 3 6 :18 -12 7
9. Albpetrol 2 0 1 1 1 :3 -2 1
10. Bylis 4 0 1 3 4 :9 -5 1
11. Tomori 2 0 0 2 2 :5 -3 0
12. Apolonia 4 0 0 4 1 :17 -16 0
Besa për rekord: ikin katër, vijnë katër
Është vërtet e çuditshme, por Besa që ia doli të kalojë për herë të dytë turin e parë kualifikues një kompeticion europian (serbet e Bezaninjës në Kupën UEFA, sezoni 2007-2008 dhe qipriotët Ethnikos Aknas në Kupën Interototo, sezoni 2008-2009), po vuan nga largimi i lojtarëve titullarë, pikërisht vetëm pak ditë përpara përballjes me zviceranët e Grasshoperin në turin e dytë.
LARGIMET- Parid Xhihani ishte i pari i larguar i madh (në Ukrainë), ndërkohë që nigeriani Abdulla Ishaka ka shkuar të provojë edhe më larg (në Kinë). Këtyre shtohen edhe Artim Shaqiri (kontratë në Azerbajxhan) e Herbi Fortunat (i rikthyer në Francë). “Biletën” me një drejtim e kanë prerë edhe kosovarët Driton Krasniqi e Liridon Leci (kërkojnë të luajnë me një skuadër jashtë Shqipërisë), dhe në te njëjtin “linjë ajrore” është dhe Andi Lila (ka sinjale nga Palermo e Italisë). Edhe shqiptaro-maqedonasit e tjerë: portieri Suad Zendeli e mbrojtësi Zekeria Ramadani, kanë dhënë paralajmërimet e tyre për te mos u veshur më “verdhezi”.
AFRIMET – Futbolli në Zvicër ka fituar një përmasë të re me organizmin e Europianit dhe përballja e Besës (81-vjeçare) me një klub zviceran si Grasshopers (122-vjeçar) është një vitrinë e mirë, edhe pse luhet në kompeticionin më inferior europian për klubet. “Letzigrund” i Zyrihut, atje ku u luajtën disa ndeshje të Euro 2008-s, përfshirë Italinë e Holandën, do të presë edhe Besën e Kavajës, që tashmë ka në gjirin e saj katër lojtarë të rinj në listën “Intertoto”: mbrojtësin Maringlen Shoshi (Apolonia), mesfushorin fierak Agim Meto, si dhe sulmuesit Vangjel Mile (i huazuar te Teuta nga Dinamo) e Sokol Ishka ( i lirë nga Dinamo). Për Teutën transferimi i Miles është thjesht një huazim, ndërsa për presidentin e Besës, Bizhdili, beratasi konsiderohet si blerja e fundit.
KUPA INTERTOTO
Turi i dytë
Grasshopers-Besa
5 korrik 2008
2 Korrik 2008