E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fermerët e Lushnjës rrisin eksportet e prodhimeve

Hapja e tregut per eksportin e perimeve me shtetet e rajonit si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia apo dhe vende te tjera te lindjes, Poloni, Hungari e Çeki, jo vetem qe ka shtuar te ardhurat e fermereve te Goricajt, te cilet kultivojne rreth 100 hektare domate ne ambjente tembrojtura, por ka patur edhe nje impakt per bleresin vendas, pasi thithja e produkteve perimore per eksport ka ndikuar ne ngritjen e cmimit te domates dhe perimeve te tjera.

Aktualisht, jo vetem ne fshatin Goricaj, por edhe ne te gjithe rrethin e Lushnjes ka nje uri te tregut per cilesi te pare, cka reflektohet ne nderprerjen e eksportit. Kryetari i Shoqates se Fermereve te fshatit Goricaj, zoti. Andrea Thomai, shpjegon se kete vit eksporti ka qene 2 here me i larte, krahasuar me te njejten periudhe te vitit te shkuar.
 

Tregu rajonal kerkon me ngulm prodhimin bio dhe cilesi te larte, sepse shija e perimeve eshte e nje cilesie te larte.
Aktualisht fermeret e Goricajt nuk kane me prodhim per eksport, por hap pas hapi po pergatiten per mbjelljen e perimeve te dyta, faze ne te cilen do te rifilloje ekporti i domates, trangullit dhe perimeve te tjera.
 
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›