E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri per kullotat e bagetive vritet nje person

Një 35 vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga bashkëfshatari i tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabjan të Lushnjës rreth orës 17.30 minuta.Viktima Servet Snalla 35 vjeç është vrarë me thikë nga Nezir Mehmeti 34 vjeç . Sipas dëshmive në vendngjarje sherri ka nisur për shkak të kullotës së bagëtive .Autori i vrasjes ka gjetur duke kullotur tufat e bagëtive të viktimës në një sipërfaqje të mbjelle me jonxhë, në pronësi të tij dhe në debat e sipër 34 vjeçari Mehmeti ka qëlluar 35 vjeçarin Snalla. Pas vrasjes autori ka thirrur në vendngjarje xhaxhain e tij dhe i ka kërkuar ndihmë.
Sipas policisë së Lushnjës autori ka kërkuar të humbasë gjurmët pas vrasjes edhe pse është përpjekur t’i japë ndihmën mjekësore. Ai ka thirrur të afërmit e tij familjarë, duke kërkuar ndihmën e tyre për ta dërguar në spital. Rrugës ai ka mundur të zbresë nga automjeti, por kanë qenë forcat e policisë, të cilët brenda një kohe të shkurtër kanë arritur të identifikojnë e më pas të arrestojnë autorin e ngjarjes Nezir Mehmetin. Mjekët e spitalit të Lushnjës pohojnë se si pasojë e plagëve të marra në zemër Sevet Snalla nuk ka mundur të jetojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›