E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja ne Fier dyshohet larje hesapesh per drogen

Policia e Fierit ende nuk ka dalë me një version zyrtar për shkaqet e vrasjes së ndodhur mbrëmjen së martës në lagjen “liri” të qytetit te Fierit. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Fierit bëjnë të ditur se hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me prokurorine e rrethit gjyqësor . Në pritje te rezultateve te hetimit, historiku dhe seria e vrasjeve te ndodhura ne familjen Heqimi duket se i ndërlikon edhe hipotezat për autorin e vrasjes së fundit. Burime jo zyrtare të policisë së Fierit bejnë të ditur se 45 vjecari Shpetim Heqimi i vrarë te martën në Fier , i ka shpetuar një atentati ne vitin 2004 përballë shtëpisë së tij ku mbeti i plagosur me armë zjarri . Ngjarja mbeti pa autorë ashtu si edhe disa nga vrasjet e tjera të ndodhura në familjen Heqimaj . Dy janë pistat kryesore te hetimit, hakmarrje dhe larje hesapesh për pazaret e drogës. Historiku i vrasjeve në familjen Heqimi ka nisur që në vitin 1998 ku ka mbetur i vrarë Arben Heqimi prane parkut Rinia në qender te Fierit. Ne vitin 2000 kujtim heqimi goditet per vdekje perpara shtepise se tij ne lagjen liri dhe gjen vdekjen ne nje spital te greqise. Ne 2008-en Edmond Heqimi i denuar me heret per vrasjen e nje shtetasi me mbiemer Brahimaj vritet gjithashtu perpara shtepsie se tij. Viktima e fundit e serise së vrasjeve u shënua mbremjen se martes e ne nje lokal në afërsi të banesës së familjes Heqimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›