Rriten shpenzimet për konsum dritash
Pagesat për energjinë elektrike zënë një pjesë jo të vogël të shpenzimeve për familjet. Një familje e cila ka shpenzuar për konsum 400 kilovat/orë, për 300 kilovatët e parë paguan 2100 lekë. Dhe 100 kilovatët mbi kufirin 300 kilovat/orë, kanë çmimin 12 lekë dhe kjo familje vetëm për këto 100 kilovatë duhet të paguajë 1200 lekë. Kostoja për një të katërtën e gjithë energjisë së konsumuar rezulton sa gjysma e gjithë faturës. Mbi konsumin 400 kilovatë, në këtë faturë llogaritet dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar-TVSH 20 për qind, e cila për këtë rast vlerësohet 695 lekë. Vlera totale e faturës është 4170 lekë, por vetëm për TVSH-në dhe 100 kilovatët zënë në këtë faturë 46 për qind të totalit. Sipas INSTAT, rreth 77 për qind e familjeve shqiptare shpenzojnë mesatarisht 60 mijë lekë në muaj dhe vetëm fatura e dritave me çmimet e reja të energjisë, zë rreth 7 për qind të totalit të buxhetit. Shpenzimet e këtij muaji për energjinë elektrike të kësaj familjeje janë më të mëdha se sa mesatarja që, sipas INSTAT, harxhojnë familjet shqiptare për arsim, komunikim dhe shëndetësinë të krahasuara veç e veç.