Rritet fondi i ndihmave për Pakistanin

Ministri i jashtëm i Pakistanit, Shah Mehmood Qureshi në seancën e jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka thënë se përparimet e qeverisë në luftë kundër terrorizmit do të minoheshin nëse vendi nuk do të marrë ndihmën e duhur.
Pakistani përballet me një krizë të madhe sociale dhe ekonomike të shkatuar nga përmbytjet e mëdha.
Takimi i OKB-së arriti qëllimin e tij duke mbledhur edhe më shumë ndihma. Amerika shtoi edhe 60 milion dollarë të tjera, duke dhuruar deri tani 150 milion dollarë.
Nderkohë në Pakistan përmbytjet vazhdojnë duke e bërë operacionin e shpëtimit tëpër të veshtire.
Qeveria pakistaneze, OKB-ja dhe agjensitë humanitare kanë thënë se kanë mundur t'i vijnë në ndihmë më shumë viktimave të përmbytjeve, por mungesa e financimit ka bërë që sasia e ndihmës të jetë e pakët.
Në provincën e Sindhit dhe Punjabit niveli i ujit vazhdon të rritet, uji i pastër është i pakët dhe shërbimi mjeksor mungon.
Ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar kërkon transparencë përsa i përket shpërndarjes së ndihmës dhe kryeministri Zardari ka themeluar një këshill të posaçshëm për të mbikqyrur ndihmat humanitare.