Iranit i duhet një vit për zhvillimin e armëve bërthamore

Washington, 20 gusht – Zyrtarët amerikanë kanë siguruar Izraelin se Iranit i duhen të paktën një vit për të zhvilluar armë bërthamore, duke dobësuar kështu mundësinë e sulmit izraelit kundër objekteve bërthamore iraniane, ka raportuar “New York TImes”.
Zyrtarët izraelitë kanë menduar se Irani është në gjendje të zhvillojë armët bërthamore në afat prej disa muajve. Por, Gary Samore, këshilltari më i lartë bërthamor i presidentit Barack Obama, ka deklaruar për gazetën amerikane se Teheranit “i duhen vite” për të shndërruar uraniumin e varfëruar në material të përshtatëm për zhvillimin e armëve, raporton AP.
Vlerësimi është bazuar në raportet e agjencive amerikane të zbulimit dhe inspektorëve ndërkombëtarë.