Edhe Kosova te ngreje padi penale kunder Dobrica Qosiqit

Ish-Jugosllavia ishte nje krijese artificiale, e cila u mbajt ne kembe 50 vjet me radhe nga diktatori Tito. Me vdekjen e tij, ishim deshmitare te shperberjes se dhunshme te Jugosllavise nga ana e Serbise hegjemoniste.Te gjitha republikat, ashtu edhe Kosova, e kishin te drejten e vetevedosjes deri ne shkeputje. Por, keshtu, nuk mendonte edhe Serbia, e cila moti kishte hartuar elaborate shfarosese karshi popujve josllave. Ideatori kryesor i te gjitha te keqijave, padyshim, ishte babai i kombit serb, siç e quajne ata, Dobrica Qosiqi, bashke me Akademine e Shkencave te Serbise. Ketyre diteve, njeri nga anetaret e Kryesise se B e H, parshtroi kerkesen ne Prokurorine e kesaj republike per padi penale kunder Dobrica Qosiqit. Eshte per t’u çuditur fakti se si deri me tash u la ne harrese nga Bosnja dhe Kosova te parashtrohen padi penale kunder shkrimtarit shovinist serb, Dobrica Qosiqit! Kjo padi do te duhej te behej jo ne prokurorite perkatese te ketyre shtetve, por para TPI-se. Ekzistojne deshmi te bollshme qe Qosiqi te pergjigjet per krime te luftes me rastin e shperberjes se ish-Jugosllavise. Ai, per nje kohe, ishte udheheqes i federates jugosllave. Se pari, Qosiqi ishte dashur te pergjigjej per zhdukjen e 16 myslimaneve, te cilet u rrembyen ne Sjeverin, dhe per fatin e tyre nuk dihet as sot e kesaj dite. Se dyti, Qosiqi eshte projektuesi dhe frymezuesi kryesor shpirteror bashke me sinodin ortodoks serb, per masakrat qe ndodhen me vone ne Bosnje dhe ne Kosove nga kryekrimineli Millosheviq. Edhe sot e kesaj dite, Qosiq eshte keshilltar i Qeverise se Serbise, ne vend qe te ishte prapa grilave te Burgut te Hages, per te gjitha te keqijat qe ua shkaktoi myslimaneve dhe shqiptareve. Krimet e luftes nuk plaken kurre, keshtuqe kurre nuk eshte vone qe nga shtetet e reja te ngriten padi penale ndaj Qosiqit dhe ndaj zingjirit komandues te asaj kohe. Gjykata e Hages duhet te jete e vetedijshme se me gjykimin e Millosheviqit nuk ka perfunduar gjithçka.Vendin ne Hage, perpos kryekriminelit Mlladiq, i cili ende nuk po dorezohet nga presidenti i pareformuar Boris Tadiq, e kane edhe te gjithe ata serbe, te cilet, qe nga viti 1990, kur edhe filloi shperberja e Jugosllavise e deri ne vitin 1999, kur edhe perfundoi lufta ishin ne pushtet. Kryesia e Be H-se ka paralajmeruar se kerkesa e tyre per padi te reja penale, do te zgjerohet edhe me disa emra te personave nga kreu policor dhe ushtarak te ish-Jugosllavise, ne periudhen 1992-95. Me mire vone se kurre, thote nje fjale e popullit. Ne kete kontekst, edhe Kosova ka argumente te mjaftueshme te ngreje padi kunder Dobrica Qosit dhe Serbise, per gjenocid ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage. Dihet se Bosnja dhe Kroacia ka kohe qe kane ngrere padi te tilla ne gjykaten ne fjale. Te gjithe maniaket dhe te çmendurit çetnike serbe, te tipit te Dobrica Qosiqit , Millosheviqit, Karaxhiçit, Mlladiçit, Sheshelit, nese ka pak drejtesi ne kete bote, duhet te perfundojne prapa grilave, duke marre keshtu denimin e merituar para Zotit dhe familjareve te te vrareve, te cilet humben me te dashurit e tyre. Do te ishte padrejtesi e madhe nese serbet nuk denohen edhe si kolektivitet. Ata, gjate gjithe kohes sa zgjati lufta dhjetevjeçare, u solidarizuan me udheheqesit e tyre, te cilet kryen vrasje masive ne popujt josllave, ne perpjekjet e tyre per krijimin e Serbise se Madhe…
...