E Diel, 1 Nëntor 2026

Fasonistet: Lehtesim barres fiskale Denis Dedej

Zevendeskryeministri njeheresh minister i Puneve te Jashtme, Ilir Meta dhe ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, dhane dje mbeshtetjen e qeverise per zhvillimin e bizneseve te fasoneve ne vendin tone. Fasonistet dhe Shoqata e Eksportuesve, kerkuan lehtesim te procedurave fiskale nga ekzekutivi, pasi kriza globale, sipas tyre, po jep ndikimin e saj edhe ne bizneset e tyre. Dy zyrtaret e larte te shtetit, gjate zhvillimit te nje tryeze te rrumbullaket me biznesin e masoneve, propozuan qe per ta, qeveria te beje rimbursimin e TVSH-se, pagesen e sigurimeve shoqerore si dhe heqjen e takses se Tatimit mbi Vleren e Shtuar per makinerite e prodhimit. Nga ana e tij, Meta shprehu bindjen se eshte detyre e qeverise dhe e gjithe deputeteve qe te perqendrohen me shume, per te mbeshtetur biznesin fason, si nje biznes qe mban ne pune nje numer te jashtezakonshem punonjesit, por edhe si nje biznes me ane te se cilit mund te shtohet nje numer i konsiderueshem punonjesish ne nje kohe te shkurter. Sipas tij, ky dialog i ngushte mes tyre dhe qeverise do te sjelle rezultatet e tij. Per te, ka shume aspekte qe mund te permiresohen dhe duhet te permiresohen. "Koha eshte e veshtire per te gjithe Evropen dhe gjithe boten, ato tregje ku bizneset tuaja konkurrojne, por jam i bindur se me dialog te vazhdueshem, vemendje te vazhdueshme dhe masa te vazhdueshme ne mbeshtetje tuajen, ju do ta perballoni me nje kosto sa me te ulet kete situate te veshtire, te shtoni kapacitetet tuaja. Biznesin fason duhet ta mbeshtesim te gjithe", u shpreh Meta. Ne fjalen e mbajtur ne kete takim, ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti tha se qeveria dhe dikasteri qe ai drejton e shohin si prioritare mbeshtetjen per biznesin fason, per vete rendesine e vecante qe ka ai, pasi ky biznes mund te gjeneroje punesim. Ai beri te ditur se per kete vit ka ne dispozicion nje fond prej 10 milione eurosh, i cili do te perqendrohet kryesisht ne mbeshtetje te bizneseve qe gjenerojne punesim, ku perfshihet dhe biznesi fason. "Ky fond ka nje limit per kredite e buta qe mund t'i jepen biznesit, deri ne 500 mije euro, ku perqindja shkon deri ne 3 per qind. Si minister kam dhene porosi qe ky fond, i cili duhet te shpenzohet brenda ketij viti, te orientohet drejt biznesit fason dhe ne bizneset e teknologjive te reja", beri te ditur ministri Prifti.
Prifti: Falje te kamatevonesave, per pagesat e vonuara te biznesit fason
Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes tha se ishte ne dijeni te problematikes qe shqeteson biznesin fason, duke theksuar se nga ana e qeverise ka pasur nje vemendje te vecante per kete biznes, e cila duhet te jete edhe me e madhe ne te ardhmen. Ai u ndal te ceshtja e taksave dhe theksoi se taksat qe paguajne bizneset fasone ne Shqiperi jane te krahasueshme apo me te uleta se sa ato qe paguajne bizneset ne Evrope, por edhe ne vende si Kina apo India. Sipas tij, nga ana e fasonisteve ngrihen probleme qe kane te bejne me rimbursimin e TVSH, pagen minimale, pagesat e sigurimeve shoqerore cdo muaj. Disa prej ketyre ceshtjeve, shtoi Prifti, jane te zgjidhshme dhe do te jene ndihme per zhvillimin e biznesit fason ne vendin tone. Madje, ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes propozoi qe mund te behet edhe falja e kamatevonesave per pagesat e vonuara te biznesit fason, propozim qe do te diskutohet me Ministrine e Financave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›