E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, anulohet mbledhja e këshillit bashkiak, PS: Akt i turpshëm

Gazeta Shqip

Anulohet pa asnjë shpjegim mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës. Mbledhja e paralajmëruar për tu zhvilluar në orën 18:00, është anuluar. Shkak për këtë është bërë mungesa e disa prej këshilltarëve të djathtë në mbledhje, si pasojë e të cilëve kryebashkiaku Lulzim Basha dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti anuluan mbledhjen pa dhënë asnjë shpjegim.

Ndërkaq, ky veprim nuk u prit mirë nga ana e këshilltarëve të majtë të cilët e kanë quajtur të papranueshëm, e për këtë arsye kërkuan vazhdimin e mbledhjes, duke qëndruar rreth një orë në shenjë proteste dhe kërkese për miratimin e vendimeve që ishin parashikuar të diskutoheshin sot.

Kreu i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi, akuzoi kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha se po vepron për interesa personale dhe jo për ato të qytetarëve dhe Këshillit. Ne erdhëm të kryejmë detyrën tonë, por kryetari i Këshillit nuk ka dëshirë të veprojë në interes të qytetarëve. Ky është një akt i turpshëm, u shpreh Dalipi.

Ai theksoi se jo serioziteti i treguar sot me anulimin e mbledhjes dhe mos lejimin e gazetarëve dhe kameramanëve në ambientet e brendshme të Bashkisë, ndërkohë që u shpreh se Basha ka humbur shumicën në Këshill dhe për këtë arsye anulon mbledhjen.

6 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, anulohet mbledhja e këshillit bashkiak, PS: Akt i turpshëm burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›