E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet në 600 numri i të vdekurve nga tërmeti i fundit në Kinë Gjatë nxjerrjes së trupave pas tërmetit në Kinë

Numri i të vdekurve nga tërmeti, në perëndim të Kinës arriti mbi 600. Forcat e shpëtimit po kërkojnë ende nën rrënoja të mbijetuarit. Por në rajonin e goditur nga katastrofa ndihmat po arrijnë shumë ngadalë. Ekipet e shpëtimit me ndihmën e qenve vazhdojnë kërkimin në gërmadhat e shtëpive të shkatërruara. Ushtarët vazhdojnë të largojnë rrënojat. Mijëra forca shpëtimtare dhe personel mjekësor nga krahinat fqinje janë mobilizuar për të ndihmuar. Qeveria urdhëroi ndihmat e menjëhershme. Punën e ekipeve të shpëtimit dhe jetën e atyre, që i kanë shpëtuar fatkeqësisë e bën edhe më të vështirë moti i keq. Mijëra njerëz, që kanë mbetur pa çati mbi kokë kanë kaluar natën nën qiell të hapur në temperatura të ulëta nën minus. Nga frika prej tërmeteve të tjera njerëzit nuk kthehen as në ato shtëpi, që kanë shpëtuar pa u shkatërruar nga tërmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›