Shpërthen vullkani në Islandë, bllokohet një pjesë e hapësirës ajrore për fluturime Nga shpërthimi i një vullkani

Shpërthimi i ri i vullkanit në akullnajën Eyjafjalle në Islandë ka shkaktuar kufizim të trafikut ajror evropian. Nga frika e pengesave të shkaktuara nga hiri në atmosferë dhe të dëmtimeve të mundshme tek motorët e avionëve është bllokuar një pjesë e hapësirës ajrore për fluturime. Në aeroportin e madh të Londrës u anuluan njëqind fluturime. Pas orës 13 të orës lokale aeroporti Heathrou është bllokuar i gjithi. Eurocontrol, Autoriteti evropian i kontrollit për sigurinë e fluturimeve, ka bërë të ditur se edhe hapësira ajrore e shteteve të Beneluksit dhe pjesë të Gjermanisë veriore dhe perëndimore mbyllet pjesërisht të enjten. Të prekura janë edhe pjesë të tjera të Skandinavisë. Në kryeqytetin Rejkjavik të Islandës është raportuar se mund të llogaritet një zgjerim i ndalimit të udhëtimeve ajrore deri në rajonet veriperëndimore të Rusisë.