Rritet niveli i liqenit te Ohrit, Maqedonia hap portat e Drinit te Zi
SHKUP- Kushtet jotëfavorshme të kohës, të ndjekura me reshje intensive të shiut dhe shkrirje të dëbores gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë përfshirë gjithë rajonin e Ohrit. Agjencia maqedonase e lajmeve Mia informon sot se ka rritjen e nivelit të Liqenit të Ohrit një centimerët në krahasim me një ditë më parë. “Sot niveli i ujit të liqenit arrin 693,89 dhe është 14 centimetra mbi kufirin e sipërm.”
Reshjet sollën edhe rritjen e nivelit të ujit të lumenjve që derdhen në Liqenin e Ohrit, që plotësisht e ndërlikojnë situatë edhe pse portat për lëshimin e ujit nga liqeni në Drinin e Zi në Strugë janë maksimalisht të hapura që më 13 shkurt.
Drini i Zi ka derdhje ne kaskaden e hidrocentralit te Fierzes duke rritur keshtu prurjet ne kete kaskade.
I lartë është edhe niveli i ujërave nëntokësore që dalin në sipërfaqe, që sollën përmbytje të mjediseve të bodrumeve dhe hapësirave përdhese të mbi 200 objekteve banesore në Peshtani dhe kjo jo vetë në bregdet por edhe në pjesët më të larta të fshatit.
Ministri i Transportit dhe Ldhjeve Mile Janakievski është parashikuar që sot të vizitojë Peshtanin për tu njohur vetë me situatën. Rritja e nivelit të ujit të lumejve që derdhen në liqen paraqesin rrezik të përmbytjeve që nuk janë vetëm në bregdet të Liqenit të Ohrit para së gjithash për objektet e banimit dhe të mbjellat përgjatë rrjedhës së Lumit Kosel.
(s.g/mia/Balkanweb)