Shtohen reshjet, KESH hap portat e 2 hidrocentraleve
TIRANE- Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të mbrëmjes dhe paradites së sotme kanë rritur ndjeshëm nivelin e liqeneve në kaskaden e Drinit dhe detyruan Koorporaten Elektroenergjitike Shqiptare te hape portat e dy hidrocentraleve në Veri të vendit.
Në një prononcim për shtyp paraditen e sotme kreu i KESH Muharrem Stojku deklaroi se KESH ka hapur portat e shkarkimeve në hidrocentralin e Komanit dhe të Vau Dejës, ndërkohë që nuk ka shkarkime nga hidrocentrali i Fierzës.
“Që nga data 18 shkurt kemi mbledhur komisionet e posaçme të KESH e të Ministrisë së Energjetikës për shkarkimet e plota të mëdha dhe kemi vendosur që nga data 18 të fillojmë shkarkimet në liqenin Vau Dejës e Koman.“- deklaroi drejtori i KESH, Muharrem Stojku.
Zoti Stojku ka dhënë shifra konkrete të shkarkimeve në dy hidrocentrale të cilat kanë ardhur duke u rritur gjatë ditës së sotme por sipas tij situata vazhdon të jetë nën kontroll.
“Kemi 350 metër kub shkarkime në Koman dhe 500 metër kub shkarkime në Vaun e Dejës. Duke bërë këto veprime kemi arritur të kemi nën kontroll këto liqene që të parapërgatimi për situata të mëvonshme pas mbledhjes së komisioneve të posaçme që do të vendosin për fillimin e shkarkimit nga liqeni i Fierzës. “
Drejtori i KESH nënvizoi se i gjithë personeli është në gadishmëri për të mbajtur situatën nën kontroll dhe po prodhohet makismalisht energji elektrike.
“Situata është nën kontroll. Dje është prodhuar maksimalisht mbi 25.4 mln kilovat orë në ditë. Gadishmëria është maksimale dhe i gjithë personeli është nëpër objekte. Reshjet që po bien do të sjellin anomali, por përmbytja do të jetë e kontrolluar”.
Stojku informoi në konferencën për shtyp të paradites së sotme se nuk kishte të dhëna për fillimin e përmbytjes në fushën e Nënshkodrës por nënvizoi se mbi të gjitha qëndron siguria e HEC: “Në radhë të parë duhet të shikojmë sigurinë e Hidrocentraleve duke i bashkërenduar me mundëisnë minimale të përmbytjeve “- theksoi Stojku.
Nderkohe po sot paradite ne prefekturen e Shkodres eshte informuar mbledhja e Shtabit te Emergjences, ndersa ministri i Brendshem Lulzim Basha ka udhetuar drejt Shkodres, dhe ne mesdite pritet te beje nje prononcim per shtyp.
(vazhdon)