E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet niveli i prurjeve në kaskadën e Drinit

Reshjet e fundit të shiut dhe borës në veri të vendit kanë shkaktuar rritjen e menjëhershme të prurjeve në kaskadën e lumit Drin.
Sipas drejtorit të KESH-it Muharrem Stojku, informojnë se ditën e djeshme, autoritetet zyrtare kanë dhënë urdhërin për hapjen e pjesëshme të portave të shkarkimit në Fierzë dhe në Koman me qëllim mbajtjen e nivelit të ujit nën kontroll për të shmangur një mbingarkesë të ngjashme me atë të muajit janar e cila shkaktoi përmbytje në disa komuna të Lezhës dhe Shkodrës.
Sipas raportimeve të deritanishme mësohet se gjatë dy ditëve të fundit ka pasur rritje të menjëhershme të nivelit të Fierzës deri në afërsi të 290 metrave. Kjo rritje e nivelit të ujit i dedikohet shkrirjes së borës nga shiu në veri të vendit, kryesisht në zonat e qarkut Kukës, ku trashësia kishte arritur deri në 80 cm si dhe hapjes së portave të shkarkimit të liqenit të Ohrit i cili kishte arritur pranë nivelit maksimal mbajtës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›