E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përsëri minatorët, përsëri dhunë

TIRANË- Thyerja e premtimit nga qeveria për përmbushjen e kërkesave të tyre ka bërë që minatorët të dalin edhe një herë në shesh. Kësaj radhe ka qënë sheshi përpara Kryeministrisë dëshmitari i dhunimit të minatorëve nga forcat e policisë pas kërkesës së tyre për të takuar Kryeministrin Berisha. Duke mos parë asnjë reagim, minatorët kanë preferuar të shkojnë vetë në zyrën e Kryeministrit duke shtyrë gardhin e policëve. Të përforcuar në numër, forcat e policisë nuk kanë kursyer as shkelmat por ndonjëherë edhe shkopinjtë e gomës ndaj minatorëve duke dëmtuar rëndë edhe njërin prej tyre në krah. Kjo është hera e dytë që minatorët përplasen me policinë në dyert e Kryeministrisë. Edhe në muajin nentor te vitit qe lame pas, ata kanë kërkuar të takojne Kryeministrin dhe në mungese te nje pergjigjeje nga stafi i shefit i ekzekutivit, minatoret kane tentuar te hyjne me force ne institucion. Në atë kohë u pritën nga Ministri Genc Pollo i cili iu premtoi zgjidhjen e kërkesave të tyre.
Gjatë protestës , kreu i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri, kërkoi edhe njëherë përmbushjen e kërkesave të tyre të cilat konsistojnë në uljen e moshës së daljes në pension, përmirësimin e kushteve të punës si dhe rritjen e masës së pensionit.
Në Korrik 2009, Qeveria miratoi ligjin për moshën e pensionit të minatorëve, që kufizon moshën e daljes në pension të kësaj kategorie nga 65 në 60 vjç dhe vjetërsinë në punë nga 35 në 30 vjet.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›