Ndahen për Veriun

Justina Shiroka-Pula, pavarësisht se e drejton energjetikën e vendit, nuk është e njoftuar me të dhënat e fundit të Korporatës Energjetike të Kosovës, të cilat kanë vërtetuar se kompani energjetike serbe po e furnizojnë me rrymë veriun e Kosovës dhe po ua dërgojnë faturat qytetarëve në këtë pjesë derë më derë.
Në një bisedë për Express, Pula nuk ka pranuar të japë kurrfarë qëndrimi rreth këtij rasti, duke thënë se ka marrë më herët një qëndrim për këtë. Madje, ajo shprehet të jetë e painformuar nga KEK-u për këto të dhëna.
“KEK-u nuk na ka njoftuar asgjë për këto të dhënat e fundit. Ata e dinë qëndrimin tim rreth këtij rasti”, ka thënë Pula.
Ndërkohë, bazuar në deklarimet e mëhershme të ministres Pula, Ministria e Energjetikes nuk ndërhyn në problemet e KEK-ut, madje duke e quajtur Veriun vetëm çështje teknike të kësaj kompanie.
Megjithatë, deklarata e të parës se energjetikës në vend dhe deklarata e KEK-ut, përmes së cilës kërkon ndihmë nga organet e rendit, e përforcojnë edhe më shumë idenë se institucionet e Kosovës nuk janë të një mendimi dhe s’kanë ide se si t’i largojnë kompanitë energjetike serbe nga pjesa veriore e Kosovës.
Për më tepër, Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se që disa muaj rresht entitete të palicencuara, që nuk janë kompani të regjistruara në Kosovë, saktësisht “Elektrokosmet dhe “Elektroprovreda Serbije (EPS) janë duke operuar ilegalisht në atë pjesë të Kosovës dhe pa pikë problemi po ua faturojnë energjinë elektrike qytetarëve.
Ndonëse më herët KEK-u s’e pranonte këtë, tani kompania energjetike e vetme në vend ndihet e pafuqishme përballë tyre dhe po pret organet e rendit në Kosovë të ndërmarrin veprimet e duhura.
“Kjo është një çështje e sundimit të ligjit, dhe KEK-u pret që të gjitha organet për zbatimin e ligjit në Kosovë të marrin veprimet e duhura”, ka thënë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEK-ut.
Sipas tij, nga provat e mbledhura shihet qartë se Elektrokosmet dhe EPS, me mbështetjen e Elektromreza Serbije (EMS), janë së bashku duke kryer aktivitetet e një operatori të sistemit të shpërndarjes së energjisë dhe të furnizuesit me energji në këtë pjesë pa ndonjë bazë ligjore apo autoritet.
Sipas kornizës ligjore dhe rregullativës së vendosur në vitin 2004, KEK-u është operatori i vetëm i licencuar i sistemit të shpërndarjes dhe furnizues publik për të gjithë territorin e Kosovës. Asnjë entitet tjetër nuk është licencuar të kryejë ndonjërin prej këtyre aktiviteteve.
“Asnjë pagesë nuk duhet të bëhet nga shfrytëzuesit e energjisë elektrike në Kosovë, të Elektrokosmet apo EPS dhe konsumatorët duhet të shpërfillin faturat e pranuara nga këto entitete”, pohon Buzhala.
Ndërkaq, për ish-ministrin e Energjetikës, Ethem Çeku, problemi i furnizimit me rrymë në Veri ka të bëjë kryekëput me mungesën e sundimit të ligjit në atë pjesë. Gjithashtu, ai thotë se Ministria e Energjetikës nuk mund ta quajë këtë si problem vetëm të KEK-ut, pasi Serbia ka ndërhyrë në atë pjesë në mënyrë arbitrare.
“KEK-u e furnizon atë pjesë, kurse EPS-ja ua dërgon faturat qytetarëve. Kjo është pasqyrë se shteti nuk po funksion në atë pjesë”, tha Çeku.
Ajo çka duhet të bëjë KEK-u, sipas tij, është menaxhimi i pronave të veta në Veri dhe t’i dërgojë faturat e energjisë elektrike qytetarëve. Megjithatë ,shprehet skeptik se KEK-u si i vetëm mund t’ia dalë në krye kësaj punë.
Ndryshe, e gjithë kjo ka ardhur pas vendimit të KEK-ut për shkyçjen e largpërçuesit në nënstacionin e Vallaqit, që përfshin 17 për qind të territorit të Kosovës, e që është veriu i vendit.
Të dhënat e KEK-ut
Siç njofton Korporata Energjetike e Kosovës, në muajt e fundit dy entitete të palicencuara, që nuk janë kompani të regjistruara në Kosovë, përkatësisht Elektrokosmet dhe Elektroprivreda Serbije (EPS) janë duke operuar ilegalisht në pjesën veriore të lumit Ibër. KEK-u thotë se provat e mbledhura tregojnë qartë se këto kompani, me mbështetjen e Elektromreza Serbije (EMS), janë së bashku duke kryer aktivitetet e një operatori të sistemit të shpërndarjes së energjisë dhe të furnizuesit të energjisë në këtë pjesë pa ndonjë bazë ligjore apo autoritet.