E Shtunë, 31 Tetor 2026

Specialistët e MASH përjashtohen nga botimet e teksteve shkollore

Të gjithë specialistët e Ministrisë së arsimit që deri më tani kanë botuar një sërë librash mësimorë e shkollorë do të penalizohen nga detyra nëse vazhdojnë ta kryejnë sërish këtë veprim. Përpos kësaj këtë të drejtë, e kanë vetëm shtëpitë botuese private e gjithashtu

do të merren masa edhe për shtëpitë botuese shtetërore që do botojnë libra që u shërbejnë nxënësve për përdorimin e përditshëm gjatë sezonit arsimor. Të gjitha këto risi, u propozuan ditën e djeshme gjatë komisioni së medias, nga zv ministri Alit Shamata i cili deklaroi gjithashtu se të gjithë specialistët e MASH që do të botojnë që këtej e tutje libra shkollorë do të penalizohen deri në largim nga instancat e Ministrisë së Arsimit. E drejta e botimit të këtyre teksteve shkollore do ti kalojë vetëm institucioneve të shtëpive botuese private e nga kjo detyrë do të përjashtohen edhe shtëpitë botuese shtetërore. Zv, ministri Shamata ka qenë i thirrur nga komisioni i Mediave, për të informuar mbi librin shkollor. Nën drejtimin e kryetares së komisionit Valentina Leskaj zv ministri Shamata ka informuar dhe njëkohësisht ju është përgjigjur pyetjeve të deputetëve që nuk kanë qenë të pakët. Ata që kanë reaguar më shumë kanë qenë deputetët socialistë të cilët i kanë drejtuar disa pyetje zëvendësministrit. Shamata gjatë fjalës së tij në komision ka thënë se në MASH nuk do të lejohet asnjë punonjës që të marrë pjesë në autorësinë e teksteve shkollore pasi përbën një konflikt interesi. ndërsa do të veprohet në kundërshtim ata do të dalin në rrugë për tu punësuar në një vend tjetër. Shamata ka sjellë një risi në tekstet shqiptare, vitin tjetër do të kenë libra në shqip edhe fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Nga MASH është menduar që të ketë edhe libra online. Këto libra do të shpërndahen nëpërmjet distributorëve. Me këtë punë do të ngarkohet Ministria e Jashtme nëpërmjet drejtorisë së transportit. Ndërsa nga ana tjetër, për mësuesit do të ketë libra të cilat do ti vijnë në ndihmë mësuesve për mënyrën e dhënies së mësimit.  Skema e financimit nëpërmjet buxhetit të shtetit do të përfshijë në kompensim 100% fëmijët jetim, fëmijët, ku prindërit marrin ndihmë ekonomike, fëmijët të cilët kanë prindër me aftësi të kufizuar, fëmijët me pension invaliditeti nga shteti. Ndërsa me 50% rimbursim do të jetë fëmijët që një prind e ka të punësuar në shtet dhe që përfiton një rrogë prej 300 mijë lek të vjetra në një punë shteti. Shamata ka thënë se botimi, shitja, shpërndarja  dhe shtypi do të bëhet nga kompani private. shitja nuk do e bej shkolla, ka thënë Shamata, ndërkohë që nga MASH, do të kërkohet një CV nga botuesi, e në grupin e botuesit do te ketë edhe hartues tekstesh.

Last Updated on E Marte, 29 Qershor 2010 20:11

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›