E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senna, i shtrenjtë për Swansean

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 15:30

Menaxheri i Swansea City, Brendan Rodgers ka bërë të ditur se mesfushori i Villarrealit, Marcos Senan është “shumë i shtrenjtë” për anëtarin e ri të Premierligës.

Senna është në dispozicion si futbollist i lirë, ndërsa ende nuk ka vendosur rreth të ardhmes së tij, derisa vlerëson edhe një marrëveshje të re me Villarrealin.

Swansea ka shprehur interesim për transferimin e tij, por Rodgers është pesimist rreth ardhjes së 34 vjeçarit.

“Frikësohem se ai është shumë i shtrenjtë për ne”, tha Rodgers për Evening Post.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›