E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënojnë mjekët e “Emergjencës”

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 19:48

Seksioni sindikal i Qendrës Emergjente të QKU-së ka paralajmëruar se punonjësit shëndetësorë të kësaj qendre do t’i ndërpresin të gjitha shërbimet e kujdestarisë, për shkak se nuk janë paguar që katër muaj.

Në këtë mënyrë, ata konsiderojnë se është shkelur ligji i punës lidhur me pagesat për punën shtesë, kujdestaritë dhe fundjavën.

Kryetarja e Sindikatës, Nerxhivane Halimi, ka bërë të ditur se punonjësit shëndetësorë të kësaj qendre do të presin reagimin e institucioneve përgjegjëse deri më 5 korrik dhe, nëse deri atëherë nuk realizohen premtimet për rritjen e kujdestarive, do të fillojë ndërprerja e punës në kujdestari, duke punuar vetëm prej orës 7 në mëngjes deri në ora 15.

Nga ana tjetër, u.d. i drejtorit ekzekutiv të QKU-së, Lulzim Emini, tha për Kosovapress se punëtorët e Emergjencës për katër vitet e fundit kanë qenë të paguar më shumë sesa që e parasheh ligji dhe se ata kanë dëmtuar punëtorët e tjerë të QKU-së në pagesë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›