Sulmohet presidenti Sarkozy (Video)

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 19:53
Toulouse, 30 qershor - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është sulmuar nga një person i paidentifikuar, gjatë një takimi me qytetarë, pranë qytetit Toulouse në jug të Francës.
Sigurimi i presidentit ka intervenuar shpejt dhe e ka arrestuar sulmuesin. Ai u arrestua më pas, kurse identiteti dhe motivet nuk bëhen të ditura.
Zyra e Presidentit ka refuzuar të komentojë incidentin.