E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet numri i divorceve. Tre cifte ne dite i drejtohen gjykates

“Martesa eshte e semure”, ishte ky perkufizmi qe na beri sociologu Gezim Tushi sapo nisem nje interviste me te per te na shpeguar rastet e shtimit te divorceve. Tirana eshte me e prekura nga ky fenomen. Mesatarisht 3 çifte perfundojne ne dyret e gjykates se rrethit, per te zgjidhur martesen e tyre.Shqiperia po i afrohet keshtu fenomenit te njohur si “martesa kaliforniane” ku një në dy çifte perfundojne ne divorc. Ndersa ne Shqiperi raporti eshte 1 ne 3 çifte perfundon i ndare.

“Ka disa gjëra paradoksale. Po të shikoni ato familje që janë të varfra, pjesa më e madhe e tyre kanë një martesë solide, ndërsa po të shikosh familjet e luksit, ato që jetojnë mirë kanë më shumë probleme të tilla, kanë më shumë konflikte, kanë më shumë devianca që çojnë në divorc” thotë Tushi.

Rreth 1 mije kerkesa per t’i dhene fund marteses se tyre jane shqyrtuar ose jane ne proces nga gjykata e kryeqytetit. Sociologu sqaron se familjet e luksit e kane me shume martesen te semure, duke shkuar drejt divorcit. Shkatërrimi i marteses, le pasoja fatale per femijet sqaron sociologu Tushi.

“Kosoton e divorcit e paguajnë të gjithë, por ata që e paguajnë në mënyrë të tmerrshme janë fëmijët. Të largosh fëmijët, është papërgjegjësi. Të prishësh martesën dhe të jesh i lumtur që atë fëmijë e çon në institucionet sociale të shtetit apo të shoqërisë civile apo të pushtetit vendor do të thotë të mos jesh njeri normal. Ky fëmijë që jeton në institucione, sado të mira ti kemi ne institucionet dhe nuk i kemi të këqija, nuk mund institucioni i ftohtë të zëvendësojë ngrohtësinë e familjes”- tha Tushi.

Mbi 10 mije cifte ndahen cdo vit ne Shqiperi dhe duket se ka nisur qe gradualisht institucioni i marteses, po zevenedesohet nga ai i bashkejetes.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›