Rritet numri i divorceve, në Tiranë në 7 muaj, mbi 1000 ndarje

Kriza e ekonomike dhe tradhëtia bashkëshortore po shkatërrojnë familjen shqiptare. Për cdo muaj në Gjykatën e Tiranës ka numër të madh ciftesh që kërkojnë divorc, ku rreth 1 mijë të tillë numërohen në vit vetëm në Tiranë dhe tendenca vjen në rritje nga viti në vit. Bujana Tomçica, zëdhënëse në Gjykatën e Tiranës shprehet se për 2012 kemi patur 65 divorce më shumë, krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa për psikologen, Arjana Muca,ky është fenomen i cili po trondit familjen shqiptare të mësuar me traditat e saj, ku divorci shihej si tabu. Shkaqet sipas saj janë kryesisht ato ekonomike dhe tradhëtia, por kohet e fundit po jep efektin e saj edhe teknologjia e internetit, ku një mesazh i dërguar në telefon apo në facebook përben shkak për ndarje.
Tendeca për divorc sipas psikologes Muca shfaqet tek ciftet e reja,pasi ata te martuar mbi 20 vjet më parë e ruajnë akoma traditën.Tanimë divorcin ciftet e shohin edhe si element emancipimi,kjo për faktin se kërkohet gjithmonë e më tepër pavarësi nga partneri.