E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i kosovareve qe lene shtetesine

Në tre vitet e fundit numri i kosovarëve, të cilët kanë kërkuar heqje të shtetësisë është rritur masivisht. Vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti, numri total i kosovarëve, të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme arrin shifrën në 1.566 persona.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi,sipas RTK-se pohon se heqja dorë e kosovarëve nga shtetësia është mjaft shqetësuese.

Sipas ministrit Rexhepi kosovarët heqin dorë nga shtetësia vetëm për të marrë shtetësi të vendeve të tjera, ku ata për disa vite kanë punuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›