SHBA shtyn gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor
WASHINGTON- Presidenti amerikan Barak Obama ka shtyrë edhe për një vit emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor.
Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhe, dekreti u nënshkrua nga presidenti Obama për shkak të kërcënimit të pazakontë dhe të jashtëzakonshme ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-ve.
“Këto kërcënime vijnë nga veprimet e personave të përfshirë apo që ndihmojnë, sponsorizojnë dhe mbështesin dhunë ekstremiste në Republikën e Maqedonisë apo në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, apo veprime që dëmtojnë Marrëveshjet e Dejtonit në Bosnje, ose Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Kosovë. Për shkak se këto veprime kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshme ndaj sigurisë kombetëre dhe politikës së jashtme të SHBA-ve, gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në 26 qershor 2001 dhe masat e ndërmarra lidhur me këtë, do të vazhdojnë të kenë efekt edhe pas 26 qershorit të këtij viti. Ndaj do të shtyj edhe për një vit, gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare lidhur me Ballkanin Perëndimor”, - përfundon deklarata e publikuar nga Shtëpia e Bardhë dhe e nënshkruar nga presidenti amerikan Barak Obama.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)