E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruandë, ish-ministrja dënohet me burgim të përjetshëm

65-vjeçarja Pauline Nyiramasuhuko bëhet kështu gruaja e parë në histori që dënohet për gjenocid. Ajo u shpall fajtore për shtatë nga 11 akuzat për mizoritë e kryera në rajonin e Butares në Ruandën Jugore gjatë vitit 1994.

“Për këto krime dhe duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e ngjarjeve, trupi gjykues vendosi ta dënojë me burgim të përjetshëm Pauline Nyiramasuhukon”, theksoi kryetari i trupit gjykues, William Hussein Sekule.
 
Ajo komplotoi në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të qeverisë së përkohshme për të kryer gjenocid në Butare. Po ashtu ajo urdhëroi përdhunimin e shumë grave dhe vajzave në zyrat e prefekturës së Butares.

Në prill të vitit 1992 ajo u emërua ministre për Çështjet e Grave, post të cilin e mbajti deri në vitin 1994 kur rreth 800 mijë persona u vranë në mënyrë mizore.

Pas humbjes së pushtetit ajo u largua në Republikën Demokratike të Kongos. Në vitin 1997 u arrestua në Kenia dhe u dërgua në gjykatën e OKB-së./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-24 16:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›