Rritet numri i personave që preferojnë të luajnë tenis

Numri i personave të cilët preferojnë të ushtrojnë sportin e tenisit në Shqipëri po rritet nga dita në ditë.
Në kompleksin “Tirana” ku gjenden pesë fusha tenisi, të rinjtë këtë fundjave ishin të shumtë edhe pse temperaturat në kryeqytet ishin të larta. Koha të cilët ata i kushtojnë në javë është e konsiderueshme dhe arsyeja përse e kanë zgjedhur, është se ai mbeten një sport mjaft tërheqës dhe që të ndihmon për të qënë në formë të mirë fizike.
Në vitet e komunizmit ky sport në Shqipëri nuk praktikohej. Vetëm me ndërrimin e sistemeve ai filloi të frekuentohej lirshëm . Tanimë ata të cilët duan të ushtrojnë këtë sport kanë disa mundësi, pasi në dispozicion ka fusha të cilat ofrojnë kushte të mira për të luajtur.