E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Duhet të blejmë lojtarë

Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger ka pranuar se ai duhet të bëjë përforcime pasi është i detyruar nga dëmtimet e lojtarëve.

“Unë do të preferoja që të mbaronte afati kalimtar, por nuk është kështu. Ka pasur raste kur nuk kemi fjetur fare duke punuar gjatë verës. Dëmtimet po i bëjnë gjërat tepër të vështira. Ne filojmë sezonin javën e ardhshme dhe kemi edhe kualifikimet në Ligën e Kampionëve.

“Ne duhet të kualifikohemi dhe nuk duam dëmtime nga ndeshjet me kombëtaret. Cesc nuk është i gatshëm për lojë. Ai i është bashkuar klubit. Pjesa tjetër janë spekulime. Nasri nuk luan për shkak të problemit në gju. Walcott nuk e di sa do të mungojë. Koscielny ka problem muskulor por nuk është serioz. Nuk e di nëse Jack Wilshere është i gatshëm për shkak të prblemeve”, potencoi Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›