Rritet numri i te akuzuarve
Shkon ne 14 numri i oficereve te larte te ushtrise dhe zyrtareve te Ministrise se Mbrojtjes, te vene nen akuze per tragjedine e Gerdecit. Sot pritet te njihet zyrtarisht me akuzen e "shperdorimit te detyres, te kryer ne bashkepunim", edhe ish- drejtori i Logjistikes ne Ministrine e Mbrojtjes, Dashnor Caushi. Burimet prane Prokurorise se Pergjithshme- u shprehen se akuza vjen me vonese per Caushin, pasi avokati i vet kerkoi te merkuren qe klienti i tij te paraqitej nje dite tjeter per shkak te angazhimeve personale qe kishte. Caushi eshte paraqitur dje, por ishte shtyre ballafaqimi i tij me prokuroret per sot. Ndersa dje ne prokurori jane paraqitur edhe kater oficere te tjere te larte te ushtrise, te cilet sipas burimeve jane vene gjithashtu nen akuze. Burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme nuk e kane konfirmuar por dhe as nuk e kane mohuar nje fakt te tille.