Gara republikane Mitt Romney fiton ne Florida
Kandidati presidencial amerikan Mitt Romney ka fituar zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane në Florida.
Në këtë mënyrë ai i shton gjasët që të bëhet i nominuari i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale kundër Barak Obamës, në muajin nëntor.
Romney fitoi 46% të votave, ndërsa rivali i tij, Njut Gingriç, 32%. Kandidatët e tjerë, ish senatori Rik Santorum, mori 13%, ndërsa kongresmeni Ron Pol, 7% të votave.
Gjatë fjalimit Romney falenderoi qytetarët e Floridas për besimin.
“Ju falenderoj të gjithëve. Tani jemi më pak garues, se sa kur filloi gara në fillim, por të tre kandidatët e tjerë, janë xhentelmenë seriozë dhe të aftë. Dhe unë i uroj ata në fushten e ardhshme. Zgjedhjet paraprake nuk janë të lehta.
Por keto zgjedhje nuk na ndajnë, ato na përgatisin për më mirë.
Gjithashtu Romney në fjalimin që mbajti pas fitores, kritikoi presidentin Barack Obama dhe e fajësoi atë për problemet ekonomike të vendit. Ai premtoi shfuqizimin e ligjit të presidentit Obama mbi kujdesin shëndetësor, balancimin e buxhetit, dhe se do të udhëheqë vendin në një epokë të re të begatisë ekonomike.
Pak më shumë se një javë më parë Njut Gingrich fitoi ndaj Mit Romnit në zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut.
Debatet e suksesshme dhe reklamat politike kundër zotit Gingrich ndihmuan zotin Romney. Sondazhet e fundit kanë treguar se zoti Romney kishte epërsi dy shifrore ndaj zotit Gingrich në Florida.
Njut Gingriç ka theksuar se ende mbetet të mbahen votimet në 46 shtete, por sipas tij, votimet në Florida treguan se gara për kandidat presidencial republikan është ndërmjet tij dhe zotit Romni.