E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli promovon Shqiperine dhe lobon per Kosoven ne Indonezi

Promovimi i Shqipërisë dhe lobimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dominuan takimet e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë gjatë vizitës së saj në Indonezi. Zonja Topalli ishte e ftuar nga homologu i saj Marzuki Ali në kuadër edhe të punimeve të konferencës ndërkombëtare parlamentare që u mbajt këto ditë atje. Topalli promovoi potencialet turistike të Shqipërisë, por edhe mundësitë që ofron për investimet e huaja. Kryeparlamentarja shqiptare solli në vëmëndjë të të pranishmëve, reformat që ka ndërmarrë Shqipëria, falë të cilave dhe pse në kohë krize rritja ekonomike vijon.
Ashtu si dhe në takimet që pati me një sërë personalitetesh të larta, kryetarja e Kuvendit vlerësoi rolin që Kosova po luan për paqen dhe stabilitetin ne rajonin e Ballkanit, duke u bërë thirrje vendeve që nuk e kanë njohur pavaqrësinë ta hedhin këtë hap.
Në këtë kaudër zonja Topalli në takimin që pati me kreun e Asamblesë së Turqisë, Xhemil Çiçek kërkoi mbështetjen vendit mik që të lobojë për njohjen e Kosovës së pavarur.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina u takua me një sërë homologësh, Ndërsa kryeparlamentari i Katarit do të vizitojë në pranverë vendin tonë, i shoqëruar me një delegacion të gjerë të biznesit dhe investitorëve te Fondit Financiar të Katarit në Shqipëri. Kjo është vizita e parë e një politikani dhe zyrtari të lartë nga Shqipëria në Indonezi, vendi me një popullsi prej 260 milionë banorësh, i cili edhe në kohën e krizës globale renditet në grupin e vendeve me rritje ekonomike së bashku me Kinën dhe Indinë. Vizita e Kryetares së Kuvendit, të Shipërisë gjeti pasyrim të gjerë në median idnoneziane, por edhe të Emirateve të Bashkuara, Turqisë, apo agjencive të ndryshme ballkanike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›