Westerwelle Po tregohemi te mire ne dem te Evropes

Europa edhe mund të dështojë nga solidariteti i tepruar, për shembull nëse i kërkojmë shumë vetes sonë, pra Gjermanisë dhe ndërkohë marrim shumë pak nga vendet e tjera për të vazhduar në procesin e reformave. Deklarata vjen nga ministri i Jashtëm, Vestervel në një intervistë për të përjavshmen focus. Ky i fundit gjithashtu ka hedhur dhe njëherë idenë e një Agjende të 2020-ës për të rritur shpirtin e konkurrencës në Europë, duke u bazuar në modelin e agjendës 2010 të realizuar nga ish kancelari gjerman Gerhard Shrwder në Gjermani. Ministri i Jashtëm gjerman gjithashtu ka kërkuar që të përshpejtohet dhe të disiplinohet procesi i reformave në Greqi. Politikani i partisë liberale gjithashtu ëshët deklaruar kundër hipotezës së licencës bankare për fondin për shpëtimin e shteteve dhe për rifillimin e programeve të blerjes së bonove të vendeve të dobëta ekonomikisht nga ana e Bankës Qendrore. “Një copëtim në këste i borxhit europian apo nëj garanci për dicka që nuk njihet, nuk mund të mbështetet nga qeveria e kancelares Anxhela Merkel dhe nuk do të fitonte as një mazhorancë në parlament”, ka shtuar Vestervele. Bundenstagu, dhoma e ulët duhet të sillet në mbrojtje të kontribuesve gjermanë ka përfunduar ministri.