E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli brenda javësh sulm kundër Iranit?

Izraeli do të mund të kryejë sulme ndaj Iranit brenda disa javëve të ardhshme, me qëllim që t'i pengojë tentimet e autoriteteve iraniane për prodhimin e armës bërthamore, deklaroi ish-shefi i Drejtorisë izraelite ushtarake zbuluese (AMAN), gjeneral-majori në pension, Aharaon Zeevi Farkash, në intervistën për televizionin izraelit Kanal 2.

Ai megjithatë shtoi se nuk e di me siguri se a do të ndërmirret një sulm i tillë, për shkak se ky është mjeti i fundit për trysni ndaj Iranit për ndërprerje të zhvillimit të programit të tij bërthamor.

"Interpretimi im i gjithë situatës tregon se deri në sulme mund të vijë shumë shpejtë. Kjo mund të ndodh për disa javë ose deri në muaj", potencoi Frakash.

Sipas tij, tani nuk është momenti i vërtetë për sulm, por opsioni ushtarak nuk duhet të përjashtohet në të ardhmen.

"Iranianët duhet ta kuptojnë se nëse heqin dorë nga përpjekjet që të bëhen fuqi bërthamore, do të duhet të ballafaqohen me sulme para se gjithash ndaj objekteve ushtarake", vlerësoi Farkash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›