E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet përfaqësimi i sindikatave në Këshillin Kombëtar të Punës

Vendimi

Me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, dje ka ndryshuar edhe shkalla e përfaqësimit të sindikatave dhe grupeve të interesit në strukturën e Këshillit Kombëtar të Punës. Kështu, qeveria dje, me propozim të Ministrisë së Punës, vendosi që organizatat e punëmarrësve të përfaqësohen me 4 anëtarë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH), 4 anëtarë të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), me 1 anëtar të Unionit të Sindikatave të Punonjësve të Shqipërisë (USPSH)dhe 1 anëtar të Sindikatës së Punonjësve të Naftës të Shqipërisë (SPNSH). Ndërsa organizatat e punëdhënësve do të përfaqësohen nga 2 anëtarë të Këshillit të Organizatave të Punëdhënësve të Shqipërisë(KOPSH), nga 2 anëtarë të Konfederatës së Këshillave të Organizatave të Punëdhënësve (KOP). Po kaq anëtarë përfaqësues do të ketë edhe Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë (SHNSH). Ndërsa Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve (DHKPV) do të përfaqësohet me një anëtar. Po kaq edhe Konfederata e Industrialistëve të Shqipërisë (Konfindustria Shqiptare), Bashkimi i Industrialistëve dhe Investitorëve të Shqipërisë (BI&ISH), si dhe Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar.

Emërimi i anëtarëve dhe kandidatëve të Këshillit Kombëtar të Punës bëhet nga ministri i Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, me propozimin e organizatave të punëmarrësve dhe të punëdhënësve.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›