Fasllia: Pesticidet, vështirë të kontrollohet tregu
Nevoja për të shtuar prodhimet bujqësore, ka detyruar shpeshherë fermerët që të përdorin pesticide të pakontrolluara dhe që dëmtojnë produktin e tyre. Këto pesticide nuk i gjen vetëm në farmacitë bujqësore të liçencuara në këtë fushë, por edhe në treg të lirë. Zevëndësministri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia, u shpreh dje, se edhe pse janë ngritur strukturat kontrolluese, është e vështirë të disiplinohet ky treg. Përdorimi i këtyre pesticideve pa kriter dhe në mënyrë të pakontrolluar, ka rritur shqetësimet për një mjedis të pastër dhe ushqim të shëndetshëm.