E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e cmimeve dhe per disa muaj

Ulja e prodhimit vendas si dhe rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare kanë ndikuar në tregjet e pakicës në Shqipëri. Një prej ekonomistëve të njohur në vend, aktualisht deputet i PD-së thotë pë Alsat se gjasat janë që për disa muaj kjo situatë jetë e pandryshueshme. Problemi për tregun shqiptar qëndron në ndërprerjen e ciklit vjetor të prodhimit vendas në bujqësi.

"Në këto kohë kemi pasur një rritje të kërkesës agregate, e cila nuk është përputhur me rritjen e ofertës, pra, me prodhimin. Tregu jonë as nuk është treg i shkëputur, varet dhe nga importet. Duke ditur që një pjesë e mallrave që ne konsumojmë vjen nga importi, pra, rrjedhimisht është i ndikuar dhe normalisht kjo pastaj ndikon dhe në rritjen e cmimeve që vijnë nga importi. Ndikimi i lëvizjeve globale do të ndikojë dhe tek cmimet tona", thotë Sybi Hida, deputet i PD-së.

Pothuajse të gjitha çmimet në tregjet e konsumit të përditshëm kanë regjistruar rritje të lehtë. Norma e inflacionit, për muajin janar ishte brenda normës së kërkuar, duke treguar për rritje mesatare prej 3.3 për qind, ndërkohë që një vit më parë ishte 4.3 për qind.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›