E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtia e makinave tatimet Gjysma e bizneseve pa kasa

Evazioni fiskal, mungesa e barazisë në treg, pagat referencë dhe problemet e përditshme që bizneset kanë i janë prezantuar drejtorit të përgjithshëm të Tatimeve. Biznesmenë të njohur në vend thanë se mbijetesa e bizneseve të rregullta në këto kushte është e pamundur. Jë shembull vjen nga tregu i automjeteve, ku koncesionarët thonë se çdo vit ka abuzim me tregtinë e mijra transaksioneve.

"Lidhur me piraterinë që është rritur në sistem dhe që po na shkatërron ne si biznese të ligjshme ku evazioni fiskal është në mënyrë të frikshme. Me shifrat tona, unë flas dhe në emër të shoqatës së distributorëve janë të frikshme. Me të dhënat tona evazioni fiskal vjetor është 20-25 mijë automjete të pazhdoganuara", tha Basri Ruka, drejtues, Autostar Albania.

Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve tha se administrata po punon për të zgjidhur problemet në tregjet e ndryshme. Gazmir Spahija tha se ende ëhstë për të vendosur rreth 50 pë qind e kasave fiskale.

"Të gjithë tatimpaguesit që ofrojnë shërbime dhe veprimtari ekonomike sipas profesioneve të ndryshme, pavarësisht nga qarkullimi vjetor, kufiri minimal i regjistrimit për TVSH hiqet, dhe të gjithë janë subjekte të TVSH-së", u shpreh Gazmir Spahia, drejtori i përgjithshëm i Tatimeve.

Gjatë takimit, të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, kreu i Tatimeve tha se për 2010-ën janë rimbusuar rreth 8 miliardeë lekë TVSH, ndërsa ngelen rreth 2.8 të tjera për tju dhënë bizneseve. 

Florian Papadhimitri Azhornuar së fundi ( e martë , 15 shkurt 2011 )

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›