Rritja e çmimit të karburantit, industria jep alarmin: Jemi të gjunjëzuar

Industria dhe biznesi shqiptar të dobësuar nga kriza ekonomike janë gjunjëzuar edhe nga rritja ekstreme e cmimit të karburanteve. Kreu i Konfindustrisë shqiptare thotë se rrritja e cmimit të naftës dhe nënprodukteve të saj ka bërë që shumë biznese të kenë vështirësi në treg. Sipas Gjergj Buxhukut për të parandaluar këtë fenomen duhet që të eleminohen kostot e tepërta dhe të krijohet Enti Rregulltor i Karburanteve.
Ndërkohë sipas Shoqatës së Hidrokarbureve rritja e cmimit të naftës arsyetohet me rritjen e cmimit të karburanteve në tregun ndërkombëtar, prej forcimit të dollarit kundrejt monedhave të tjera, pasi shkëmbimi i arit të zi realizohet vetëm në monedhën amerikane dhe mbi të gjitha ndikim kanë taksat e vendosura në vendin tonë mbi naftën dhe nënproduktet e saj.