Heqja e imunitetit, Haxhinasto: LSI përjashton referendumin
Nga qyteti i Beratit, Zëvendëskryeministri, njëkohësisht edhe ministri i METE, Edmond Haxhinasto ka deklaruar se LSI përjashton referendumin, duke u shprehur se partia e tij do të mbështesë heqjen e inunitetit vetëm brenda dyerve të Parlamentit.
“LSI nuk është për referendum, por për konsensus mes palëve.LSI do të mbështesë heqjen e imunitetit brenda Parlamentit. Politika të fokusohet dhe të realizojnë në mënyrën më të shpejtë të mundshme heqjen e imunitetit për të ecur në cështjen e integrimit konform Kushtetuës”, theksoi Haxhinasto.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi me bizneset fasone në Berat, ku vlerësoi investimet e bëra në këtë fushë, ndërsa garantoi mbështetje të mëtejshme të Ministrisë përmes politikave të ndryshme suvensionuese.
“Ndodhem këtu për të parë këto investime në qytetin e Beratit dhe ju them se është sukses i politikës së qeverisë për ti dhënë këto asete sipërmarrjes private në kuadër të nismës sonë "Shqipëria 1 Euro". Vlersoj këtë cilësi të lartë investimi, infrastrukturë dhe faktin që janë punësuar 300 punëtorë, këto ambjente kanë qënë të shkatërruara dhe tani janë ambjente moderne që punojnë për firma prestigjoze të një cilësie të lartë.
Kjo indutri ka nevojë për mbështetje të mëtejshme, dhënien e aseteve shtetërore pë të investuar në to biznesit privat dhe cështje të tjera në mbështetjen, përqëndrimin e politikave suvensionuese, për të promovuar eksportet, Shqipëria ka eksprotet në rritje, tregues pozitiv për bizneset fasone” shtoi Haxhinasto.
Ndër të tjera Ministri Haxhinasto duke i vlerësuar Fasonët si punëdhënësit më të mëdhenj në vend dhe punësimin si objektiv madhor të kësaj qeverie, parashtroi dhe problematikat dhe objektivat ku duhet të përqëndohen në të ardhmen Fasonët, ku si prioritare nënvizoi investimin në prodhimet e lëndëve të para, në mënyrë që ti jepet fund importit të tyre.