Rritja e çmimit ul konsumin e cigareve në vend
Rritja e çmimit të cigareve është shoqëruar me ulje të konsumit. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Doganave, gjatë 5 muajve të parë të 2009, janë zhdoganuar 117 ton cigare më pak se në të njëjtën periudhë të 2008.
TIRANE- Shqiptarët po konsumojnë më pak cigare përballë rritjes së çmimit. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave gjatë 5 muajve të parë të këtij viti janë ç’doganuar 1300 ton cigare me një rënie prej 117 ton, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ulja e konsumit është shkaktuar nga rritja e çmimit të cigareve nga vendet prej nga ne ku e importojmë këtë mall çka është shoqëruar me rritje të kostove edhe në Shqipëri. Por të dhënat tregojnë se edhe pse sasia e cigareve që është futur në vend është më e ulët se në vitin 2008, të ardhurat e siguruara prej saj janë më të larta.
Sipas të dhënave të doganave për periudhën janar- maj 2009 vlkera e cigareve të ç’doganuara arrin në 2.4 miliard lekë kundrejt 2.1 miliardë që ka qenë vitin e kaluar. Këto shifra tregojnë për rritjen e çmimit të cigareve në vende të tjera një politikë kjo që po ndiqet nga shumë qeveri për të ulur konsumin. Por ky raport mes sasisë dhe vlerës së cigareve ka rezultuar fitimprurës për buxhetin e shtetit pasi janë siguruar më shumë të ardhura nga doganimi i cigareve.
Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë se gjatë 5 muajve të parë të këtij viti të ardhurat e grumbulluara nga ç’doganimi i këtij malli arritën vlerën e 1.2 miliardë lekëve duke shënuar një rritje prej 47 milion lekë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Të ardhurat nga ç’doganimi i cigareve pritet të rriten gjatë muajve të ardhshëm, kjo pasi qeveria ka marrë vendimin të rrisë akcizën e këtij malli, ç’ka do të thotë se çmimi i paketave të cigareve në vend pritet të rritet sërish. (a.r/news24/balkanweb)