Vlorë, fluks emigrantësh.Shtohen sportelet në kufi
Rritja i numrit të emigrantëve në këtë sezon turistik ka shtuar dhe masat për përballimin e fluksit nga drejtoria kufitare në qytetin e Vlorës. Nga ana e saj, kjo drejtori ka shtuar numrin e sporteleve nga 3 ne 8 të tillë.
VLORË- Shtimi i numrit të emigrantëve veçanërisht në këtë sezon turistik duket se ka shtuar edhe masat për përballimin e fluksit nga ana e Drejtorisë Kufitare në qytetin e Vlorës. Nga ana e saj kjo drejtori ka bërë shtim të numrit të sporteleve nga tre në tetë të tillë, për të përballuar edhe numrin e lartë të emigrantëve që kanë hyrë në tokën shqiptare numr i cili arrin në 4 mijë për 24 orët e fundit. Kjo gjë pohohet edhe nga drejtori i policisë kufitare për zonën jugore Myzafer Elezi.
“Ka një rritje të fluksit të emigrantë, ndaj dhe nga ana jonë janë marrë një sërë masash me qëllim parandalimin e çdo problemi që mund të ndodhi në këto vendkalime në rast fluksi. Kjo pikë kalimi ka vënë në dispozicion të gjithë sportelet për të shmangur krijimin e radhëve”- u shpreh Elezi.
Sipas Elezit që prej fillimit të këtij viti janë ndaluar më shumë se 20 persona të shpallur në kërkim për krime të ndryshme, në tentativë për të kaluar kufirin tokësor në zonën e Sarandës. Ai shton se janë marrë të gjitha masat që çdo tentativë të bllokohet në kohë.
“Janë minimizuar rastet e kalimit të paligjshëm të kufirit, për shkak se masat e marra i privojnë të gjithë shtetasit për të kaluar kufirin me dokumenta fallco. Janë kapur disa persona në tentativë për të kaluar ilegalisht pikën kufitare”- tha Elezi.
Prej tij shtohet se edhe nga eksperienca e viteve të kaluara nuk mungojnë edhe tendencat nga persona të ndryshëm për të kaluar nëpërmjet portit të Vlorës në mënyrë ilegale dhe këto raste hasin gjatë fluksit të ikjes së emigrantëve sidomos në 15 ditëshin e dytë të muajit gusht. (a.r/news24/balkanweb)