E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e energjisë, Prifti: 2 miliardë, për kompensimin e të varfërve

TIRANË - Ministri i Ekonomikë dhe Energjetikës, Dritan Prifti ka zbardhur sot buxhetin e 2010-ës. Ndër të tjera ai ka thënë se janë parashikuar 2 miliardë Lekë në fondin e kontigjences që do të përdoren për kompensimin e familjeve në nevojë, nëse ERE vendos për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. OSSH, tashmë në pronësi të çekëve ka aplikuar të rrisë çmimin e energjisë elektrike me 20 për qind. ERE është shprehur se do të shqyrtojë kërkesën dhe do të vendosë në janar 2010.



Sipas ministrit i vitit 2010, parashikon 360 miliardë lekë, fond për shpenzimet dhe mbi 400 miliardë do të jenë të ardhura. Sipas tij, pritet që të ardhurat buxhetore, kryesisht nga tatimet dhe dogana do të rriten me 12 për qind krahasuar me këtë vit.


Ndërkohë ai ka folur edhe për rrogat, duke u shprehur se në 2010 do të ketë një rritje prej 10 për qind të pagave dhe pensioneve. "Do të ndiqet politika e rritjes së pagave dhe pensioneve të ulëta", tha Prifti.


Rritja pritet të fillojë nga 1 korriku i vitit të ardhshëm dhe do të përfitojnë kryesisht kategoritë e ulëta të administratës publike, infermierët, mësuesit, pensionistët e fshatit, etj.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›