E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e korrupsionit,Lohan: Është lajm i keq

 

Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmuth Lohan, tha dje se rritja e nivelit të korrupsionit në Shqipëri, krahasuar me një vit më parë, është lajm i keq për vendin tonë. Zyrtari i KE-së theksoi se korrupsioni është mjaft shqetësues dhe i bëri thirrje opozitës të kthehet në Kuvend. “Raporti më i fundit i Transparency International përbën një lajm të keq për Tiranën zyrtare. Siç edhe ka gjetur ky raport, niveli i korrupsionit në vend mbetet mjaft shqetësues. Por veç kësaj, biznesit i duhet të përballojë edhe kosto të tjera të larta, këtu përfshihet mungesa e gjykatës administrative, që tashmë është bërë problematike. Tashmë edhe mungesa e opozitës në Kuvend përbën një problem për mosmiratimin e mjaft ligjeve të rëndësishme”, deklaroi Lohan. Dy ditë më parë, TIA publikoi raportin vjetor sipas të cilit Shqipëria zbret 10 shkallë nga niveli i korrupsionit për vitin 2009. Në bazë të këtij raporti vjetor, Shqipëria në krahasim me vitin e kaluar është në vendin e 95-të, në listën e 180 vendeve që u përfshinë në këtë indeks, sa i përket nivelit të perceptimit të korrupsionit në sektorin publik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›