Rritja e kredive të këqija, Përmbarimi përgjegjësi kryesor
Përmbarimi mban përgjegjësinë kryesore për rritjen e kredive të këqija. Në shumicën e rasteve, kur mosshlyesit e kredive përfundojnë në gjykatë, përmbaruesit nuk i shkojnë deri në fund ekzekutimit të vendimeve duke shtuar numrin e kredive të këqija.
Këtë e shpjegon një prej specialistëve dhe njohësve më të mirë të bankave në Shqipëri, Elvin Meko, sipas të cilit ulja e dhënies së kredive për konsumatorët, tregon një ngadalësim të ecurisë ekonomike në vend.
Megjithatë sipas Mekos aspekti pozitiv është se sistemi bankar në vend është i shëndetshëm, pavarësiht se ka pasur rritje të kredive të këqija. Ndërkohë, që për vitet në vazhdim parashikohet një rivitalizim i sektorit bankar në vendin tonë.