Kuvendi miraton ligjin për parlamentin e ri, i hap rrugën shembjes së Piramidës
Me 71 vota pro, Kuvendi i ka hapur rrugën prishjes së Piramidës dhe ndërtimit të një kompleksi parlamentar në atë vend. Edhe pse nuk ka asnjë faturë për këtë projekt, mazhoranca ka vendosur që të vijojë me shpejtësi. Një nga arsyet është edhe sepse vitin që vjen është 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë dhe mazhoranca ka premtuar një stadium dhe parlamentin e ri në Tiranë. Vetë deputetët e mazhorancës kanë shprehur dyshime mbi mundësinë e mbylljes së punimeve për një vit.