Ndryshon interneti, lind “.kompani”
SINGAPOR – Firmat private në iternet tashmë do të kenë mundësinë të përdorin emrin e tyre në prapashtesën e adresës web. Përshëmbull në vend të “.com” ose “.net” do të jetë mundësia për të përdorur “.balkanweb”. Ndryshimi erdhi nga ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers), ku këshilli i adminstrimit të tij e vendosi sot në Singapor.
“Bëhet fjalë për ndryshimin më të rëndësishëm, për sa i përketë adresave web, që prej krijimit të “pikë com” (.com) 26 vjet më parë”. – Sqaroi Theo Hnarakis, drejtor i Melbourne It Digital Brand Services, shoqëri e specializuar në shërbimet e internetit.
Kërkesat do të fillojnë të pranohen duke nisur nga 12 Janar 2012. Sipas ekspertëve kërkesat e para kanë për të ardhur prej firmave të mëdha dhe qyteteve. Firmat e mëdha me një teknikë marketingutë qartë dhe një strategji drejtuar klientit, do të kenë mundësinë ta shrytëzojnë më mirë këtë ndryshim.
(a.h/BalkanWeb)